Java e Historisë

Prej datës 22-26. XI. 2010 u mbajt java e Historisë. Gjatë javës së Historisë nxënësit tanë kanë sjellur shumë projekte të periudhave të ndryshme, më përmbajtje të ndryshme si në aspektin shtetëror ashtu edhe në atë botëror.

Shkolla u stolis më projekte gjithashtu edhe klasat por gjithë kjo ishte një paraprirje e festave të nëntorit ku shumica e projekteve u fokusuan në këtë ngjarje të madhe për popullin tonë. Por vlen të theksohet së gjatë atyre ditëve u mbajten edhe garat në lëndën e Historisë, ku pas një gare të suksesshme ndërmjet klasave të 10-ta, ku 10d zuri vendin e parë kurse prej të 9-ve për gara të metutjeshme për në finale më të miret ishin 9b.

Pra ne finale u ndeshen 9b dhe 10d. Fillimi ishte prej 10 pyetjeve d.t.th pyetje të pergjithshme-gjenerale te cilët dolen barazë por menjëherë vazhduam me pyetje shtesë edhe nga 9 pyetje ku me të suksesshmit dolën 10d dhe fituan vendin e parë si Aurora Arifi, Ardi Zejnullahu dhe Lirandë Pira, kurse vendin e dytë 9b si Ali Hoti, Fiona Polloshka dhe Fjolla Mjaku. Më në fund unë i falenderoj të gjithë nxënësit tanë që kanë kontribuar në këtë drejtim si në gara poashtu edhe me projekte.