Monthly Archives: October 2011

Koha e Librit

kohaMë datën 28.10.2011, në kolegjin Mehmet Akif, u mbajtën prezantimet e disa veprave letrare të parapara në planprogramin mësimor. Salla e konferencave ishte hapësirë e përzgjedhur për prazantimin e veprave.

Puna e palodhshme e nxënësve me ndihmën e arsimtareve të Gjuhës shqipe: Hajrije Krasniqi, Hatifete Raçi, drejtorit Yusuf Karabina, zv.drejtorëve Ahmet Oguz, Ibrahim Sevimli, ishte arsyeja e një prezantimi të suksesshëm.

more photos

Këshilla Nga Mjeku i Shkollës

???????????????????????????????Tani kur temperaturat dukshëm kanë rënë, normalisht që numri i të frekuentuarve që kërkojnë ndihmë mjeksore është rritur, kryesisht dominojnë ankesat si kokëdhimbje, dhëmbje fyti, temperaturë e ngritur trupërore, rrufa, kollitje etj.
Unë këshilloj që çdonjëri të jetë i relaksuar (më pak stres), të konsumojnë sa më shumë lëngje, qajna, pemë posaqërisht ato që përmbajnë më shumë vitamina si vitamina C, perime, të i ajrosni dhomat në mëngjes, të gjejnë kohë për pushim dhe kështu në këtë mënyrë do të i zbusin dukshëm simptomet që do të shkaktojnë të ftohurit apo ndonjë grip eventual.
Dr. Merita Bytyqi