Koha e Librit

kohaMë datën 28.10.2011, në kolegjin Mehmet Akif, u mbajtën prezantimet e disa veprave letrare të parapara në planprogramin mësimor. Salla e konferencave ishte hapësirë e përzgjedhur për prazantimin e veprave.

Puna e palodhshme e nxënësve me ndihmën e arsimtareve të Gjuhës shqipe: Hajrije Krasniqi, Hatifete Raçi, drejtorit Yusuf Karabina, zv.drejtorëve Ahmet Oguz, Ibrahim Sevimli, ishte arsyeja e një prezantimi të suksesshëm.

more photos

Nxënësit që prezentuan ishin:

• Lirandë Pira, Aurora Arifi, 11D – Romanin Don Kishoti;
• Mirimane Abdyli, Tringa Jashanica, 10G – Kanuni i Lekë Dukagjinit;
• Leundrit Lalinovci, 10F – Këngët Kreshnike;
• Fjollë Kabashi, Qëndresa Krasniqi, Erza Osmani, Sinavere Isufi, 12C – Sikur T’isha Djalë;
• Arilda Gjonbalaj, Besa Gjonbalaj, Nida Krasniqi, Engjëllushë Januzi, 12B – Lahuta e Malcisë.

Përkushtimi I fjalëve të librit u kuptua nga ndjenjat dhe emocionet që përcollën nxënësit.

Të gjithë nxënësit të cilët prezentuan u shpërblyen nga drejtori i shkollës Yusuf Karabina, me qëllim që nxënësit të lexojnë sa më shumë.

Me këtë aktivitet, nxënësit e kolegjit Mehmet Akif, kanë një porosi për të gjithë: Leximi është çelësi i suksesit.