Ligjëratë për Mendimin Pozitiv

ddemakuNë shkollën tonë Prof. Lirie Zeqiraj në bashkëpunim me Qendrën e Mendimit Pozitiv, organizoi një ligjëratë në formë bashkëbisedimi dhe debati ndërmjet nxënësve dhe profesorit të njohur Daut Demaku.

“DITURINE” – kur e ndajnë njerëzit në shumë pjesë, ajo shtohet e rritet si lisat e malit prej një fare”!

more photos

“QETESIA” – është kulturë. Qetësia është ekuilibër. Qetësia është qendër. Qetësia është mrekulli – sepse atë e përbëjnë dy pjesë të cilat janë: HARMONIA dhe DRITA HYJNORE!

“Njeriu me fjalë e ndërton vetveten. Me fjalë i ndërton edhe të tjerët. Fjala është fryma jonë! Fjala është çelës që hap dyert e barnatores më komplete në botë!”

Janë këto disa nga fjalitë e shkëputura nga kjo ligjeratë interesante dhe mbresëlënëse e profesorit Daut Demaku, i cili zgjoi kurreshtjen e nxënësve tanë me diskursin pozitiv dhe argumentues njëkohësisht.

Në këtë ligjëratë morën pjesë shumë nxënës, të cilët bënë shumë pyetje dhe për të cilat morën përgjigje dhe bashkëbiseduan për jetën, dashurinë njerëzore, suksesin, shëndetin dhe lumturinë, por gjithmonë me mendim pozitiv, sepse: “Jeta nuk buzëqesh kurrë, në qoftëse ti nuk i buzëqesh jetës i pari” – thotë profesori.

Këtë ligjëtatë e respektoi me prezencen e tij edhe drejtori i shkollës zotëri Yusuf Karabina dhe zëvendësdrejtori Ahmet Oguz, i cili në fund e uroi dhe e falenderoi profesorin Daut Demaku.

 

“Mendimet negative sjellin sëmundje, varfëri, vuajtje dhe fatkeqësi”!

“Mendimet pozitive sjellin shëndet, begati, sukses dhe lumturi”!