Prezentim – debat në lëndën e Filozofisë

filozofiNë vargun e aktiviteteve të organizuara nga kolegji “Mehmet Akif”, më datën 07.12.2011 në bashkpunim me Universitetin e Prishtinës, përkatësisht me Departamentin e Filozofisë u organizua një prezentim në formë debati nga profesori i filozofisë Arber Ymeri dhe profesoresha e Universitetit të Prishtinës Hasnije Ilazi. Tema për diskutim ishin dy: Globalizimi dhe ndikimi i tij në fushën e politikës, ekonomisë dhe të kulturës, temë kjo e prezantuar nga nxënësit e Kolegjit “Mehmet Akif”, dhe tema e dytë ishte Globalizimi dhe Identiteti gjinorë, e prezantuar nga studentët e Departamentit te Filozofisë.
Pasiqë fenomeni i globalizimit secilën here po vjen duke u bërë më i rëndësishëm dhe rreth këtij fenomeni po botohen libra të shumtë dhe po mbahen debate mjaft të rëndësishme si në fushën akademike, po ashtu edhe në atë shkencore. Nëpërmjet këtij prezantim-debati u përpoqëm të japim një kontribut të vogël rreth këtij fenomeni.
Këtë prezantim e pasuroi edhe bashkangjitja e një dokumenti të përgaditur nga nxënësit e kolegjit tonë.

more photos