Gara në Gjuhën Angleze në Nivel të Kosovës 3

 

2012-olimpiyads-ingilizce-thumbTesti paraprak mbahet më 24.03.2012 në ora 10:00 dhe Finalja më 07.04.2012 në ora 10:00.

  1. 1.    Hyrja dhe qëllimi

Të  nderuar pjesëmarrës

International School of Prishtina (ISP), shkolla fillore private e vendosur në marigona rezidence, e cila është e drejtuar nga (organi drejtues) qendra arsimore gulistan, synon që të organizojë garat në gjuhën angleze (gara në të gjithë kosovën), për nxënësit e klasave të 8-ta dhe të 9-ta për herë të tretë me radhë duke përfshirë gjithë shkollat anembanë kosovës.

Në  moshën dhe ditët tona gjuha angleze e ka mbajtur pozicionin e saj si gjuhë e globalizmit dhe vazhdon të fuqizojë vendin e saj të jetë gjuha më dominuese dhe me ndikimin më të madh  në tokë. Në të gjithë botën, kudo që të shkojmë, gjuha angleze është parakusht për komunikim në të gjitha vendet dhe fushat.  Prandaj, është një rëndësi e madhe që gjuha  angleze të promovohet edhe në kosovë. Në këtë mënyrë, Isp (International School of Prishtina), ka marrë iniciativën për të bërë pikërisht atë.

Qëllimi ynë kryesor është që të stimulojmë  vetëdijen e studentëve që të fitojnë interesimin, e më pas të kuptuarit se pse është aq e rëndësishme për të mësuar gjuhën angleze. Së dyti, ne kemi për qëllim për të motivuar, riforcuar studentët në mënyrë që të përpiqen të përmirësohen  paraprakisht dhe si pasojë të shquhen në gjuhën botërore.

Kjo do të jetë një garë vijuese  e kombit tonë të gjerë në gjuhën angleze. Vitin e kaluar në këtë ngjarje  të madhe morën pjesë 386 shkolla nga e gjithë kosova  dhe rezultati ishte fantastik në të gjitha aspektet.

Vullneti dhe dëshira e nxënësve për pjesëmarrje në këto gara ishte e madhe.ne na gëzoi pa masë edhe suksesi edhe hyrja në ranglistë e nxënësve që morrën pjesë nga fshatrat dhe pjesët  rurale të kosovës. Dhe kjo na  bënë të kuptojmë se anë e mbanë kosovës ka mësimdhënës të mirë,  të cilët me një përkushtim të madh  punojnë me nxënësit e tyre.

 

Të gjthë nxënësve dhe mësimdhënësve ju urojmë sukses në këtë garë dhe presim me padurim pjesëmarrjen e juaj.

 

Të gjitha informatat rreth kësaj gare mund t’i gjeni në këtë broshurë. Pjesëmarrja e juaj në këtë garë të organizuar në bashkëpunim me masht-in do të na nderojë!

 

 

Me respekt

Drejtori i  shkollës

Mustafa güven

 

  1. 2.    Faza e parë e provimit
    1. a.    Aplikimi dhe pjesëmarrja
      1.                                           i.    Të gjitha shkollat publike mund të jenë pjesëmarrëse.
      2.                                          ii.    Pjesëmarrës mund të jenë nxënës të kl.8-ta dhe të 9-ta.
      3.                                         iii.    Numri i nxënësive pjesëmarrës nga kl.8-ta dhe të 9-ta, mund të jane si në vijim:

*për 1-2 paralele 2 nxënës

*për 3-4 paralele 3 nxënës

*për 4-5 paralele 4 nxënës

*për 6 ose për ma shumë paralele 5 nxënës

  1.                                         iv.    Pjesëmarrësit duhet të jenë ndër nxënësit më të mirë që  kanë njohuri për gjuhën angleze dhe të  zgjidhen nga ana e drejtoria e shkollës dhe nga ana e arsimtarit të lëndës përkatëse.
  2.                                          v.    Nga secila shkollë nxënësit pjesëmarrës duhet t’i shoqërojë një mësimdhënës apo person i autorizuar nga shkolla, i cili duhet të jetë i pranishëm në ditën e provimit bashkë me nxënës.
  3.                                         vi.    Formulari për aplikim duhet të plotësohet në tërësi, të vuloset dhe të nënshkruhet nga drejtoria e shkollës.
  4.                                        vii.    Formularët duhet të dorëzohen personalisht nga ana e personit të autorizuar nga shkolla ose përmes postës, në njëren prej institucioneve më të afërta të qea”gulistan”  ku do ti nënshtroheni provimit(international school of prishtina-marigona reyidence, mehmet akif college-lipjan, mehmet akif college-prizren  dhe mehmet akif college-gjakovë )
  5.                                       viii.    Afati i fundit për aplikim është  më 20 mars 2012 –e marte. Aplikimet që bëhen pas kësaj date nuk do të merren parasysh.
  6.                                         ix.    Adresat kontaktues:

1- international school of prishtina – marigona rezidence, prishtinë

Tel: (049) 770 513 ;  (049) 425 216

Web: www.ispkosova.com

 

2-  mehmet akif college- banullë- lipjan

Tel: (038) 581 999, (049) 770 514

Web: www.mackosova.com

 

3- mehmet akif college- boka / korishë/ prizren

Tel: :(029) 222 402; (044) 140 900; (049) 770 530

Web: www.mackosova.com

 

4- mehmet akif college- zidi sadik ages/ish tmk/ gjakovë

Tel: : (049) 773 775

Web: www.mackosova.com

 

  1. b.    Data dhe vendi i provimit
    1.                                           i.    Data e provimit: 24 mars 2012-e shtunë
    2.                                          ii.    Vendi:

1. international school of prishtina- marigona rezidence

2. mehmet akif college

3. mehmet akif college-prizren

4. mehmet akif college-gjakovë

 

  1.                                         iii.    Provimi fillon në orën: 10:00
  2.                                         iv.    Kohëzgjatja e provimit: 80 minuta

 

  1. c.     Njohuri për provim:
    1.                                           i.    Provimit mund t’i nënshrohen nxënësit e shkollave të cilat i kanë plotësuar në mënyrë të saktë dhe i kanë  dorëzuar personalisht  me kohë, formularët për aplikim.
    2.                                          ii.    Niveli i provimit:

1. Për kl. E 8-ta : pre-intermediate

2. Për kl. E 9-ta : intermediate

  1.                                         iii.    Numri i pyetjeve dhe përmbajtja :

1. Numri i  pyetjeve: 80 pyetje

2. Përmbajtja:

  1. Grammar:                     20
  2. Fill in the blanks:            20
  3. Reading:                       20
  4. General knowledge:       20

3. Pyetjet do të jenë me alternativa të shumëfishta

4. Çdo pyetje do t’i ketë pesë alternativa për përgjigje

5. Çdo  pyetje do të ketë vetëm një përgjigje të saktë

6. Çdo  pyetje do të ketë të njejtën vlerë-1 pikë

7. Pikat  maksimum që mund të arrihen në provim janë  80 pikë

 

  1.                                         iv.    Çka  duhet të kemi kujdes për provim? (rregullat)
    1. 1.  Gjysmë ore para fillimit të provimit nxënësit duhet të jenë  në vendprovim (09:30).
    2. 2.  Nxënësit duhet të kenë me vete id-të
    3. 3.  Nxënësit duhet t’i tregojnë id-të e tyre gjatë hyrjes  në  objekt dhe duhet të shkojnë  e të vendosën nepër klasat dhe bankat  që tregohen nga personat e autorizuar-administruesit
    4. 4.  Ndalohet hyrja nepër kate apo klasa për personat e autorizuar apo mësimdhënësit të cilët i kanë shoqëruar nxënësit për provim
    5. 5.  Nxënësit duhet të kenë me vete të gjitha mjetet mësimore të nevojshme (laps grafik hb, gomë etj.) Për provim
    6. 6.  Ndalohet dhënia apo marrja e mjeteve mësimore gjatë provimit
    7. 7.  Mjetet mësimore të nevojshme për provim janë: 2 lapsa grafik hb, 1 mprehëse dhe  1 gomë. Përveç këtyre mjeteve nuk do të ketë nevojë për  laps kimik, telefon celular, kalkulator etj.
    8. 8.  Gjatë provimit nuk lejohet   komunikimi me nxënës tjerë apo administrues. Atyre që insistojnë për diçka të tillë do t’ju anulohet provimi.
    9. 9.  Gjatë provimit nuk lejohet dalja nga klasa. Për këtë arsye duhet të kryhen të gjitha nevojat para provimit
    10. Në provim secilit nxënës do t’i jepet nga një pyetsor dhe fletëpërgjigje.
    11. Në fund të provimit pyetsorët duhet të mbesin tek nxënësit ndërsa fletëpërgjigjet duhet të dorëzohen te administruesi i provimit.
    12. Përgjigjen e saktë duhet ta plotësoni me kujdes në fletëpërgjigje (duke mos dalë jashtë rrethit).
    13.  Çdo pyetje do ta ketë vetëm një përgjigje të saktë. Nxënësi për çdo pyetje duhet të plotësojë vetëm një rreth(alternativë) në fletëpërgjigje. Nëse plotësohen më shumë se një rreth–alternativë , atëherë nxënësit i anulohet pyetja.
    14. Pjesëmarrësit në provim, 30 minuta e parë nuk kanë të drejtë të largohen nga provimi. Nxënësit, obligohen të presin deri në përfundimin e kohës(30 minuta) e përcaktuar në heshtje. Nxënësi i cili e mbaron provimin duhet t’ia dorëzojë fletëpërgjigjen administruesit dhe të dal jashtë objektit shkollor në qetësi, për të mos i penguar të tjerët.
    15. Publikimi i rezultatit të provimit:
      1.                                           i.    Publikimi i  rezultatit të provimit do të jetë  të martë më 27 mars 2012, nepërmes internetit
      2.                                          ii.    Rezultatet do të jenë në web faqet tona ( shiko:adresat kontaktues)
      3.                                         iii.    Poashtu nxënësit që kanë mbetur në finale dhe shkolla e tyre, do të informohen përmes telefonit.

 

 

  1. 3.    Faza e dytë -provimi final
    1. a.    Pjesëmarrja

Të drejtën e pjesëmarrjes në provimin final kanë:

  1.                                           i.    Nxënësit të cilët në fazën e i-rë  të  provimit  i kanë fituar:

a)     40 vendet e para nga kl. E  8-ta dhe

b)     40 vendet e para  nga kl. 9-ta

  1.                                          ii.    Ashtu si në fazën e parë të provimit, edhe në ditën e provimit final nxënësit pjesëmarrës duhet të shoqërohen nga një mësimdhënës apo person i autorizuar – administrativ nga shkolla.
  2.                                         iii.    Ditën e provimit final janë të ftuar në shkollë  edhe prindërit e nxënësve pjesëmarrës.

 

  1. Data dhe vendi i provimit:
    1.                                           i.    Data e provimit: 7 prill 2012 –  e shtunë
    2.                                          ii.    Vendi: international school of prishtina- marigona rezidence (shkolla organizuese)
    3.                                         iii.    Provimi fillon në orën: 10:00
    4.                                         iv.    Kohëzgjatja: 50 min.

 

  1. Të dhënat për provim:
    1.                                           i.    Niveli i provimit:

1. Për kl. E 8-ta: intermediate

2. Për kl.e 9-ta: upper-intermediate

 

  1.                                          ii.    Numri i  pyetjeve dhe përmbajtja:

1. Numri: 50

2. Përmbajtja:

  1. Grammar:                     20
  2. Fill in the blanks:            10
  3. Reading:                       10
  4. General knowledge:       10

3. Pyetjet do të jenë me alternativa të shumëfishta

4. Çdo pyetje do t’i ketë pesë alternativa për përgjigje

5. Çdo  pyetje do të ketë vetëm një përgjigje të saktë

6. Çdo  pyetje do të ketë të njejtën vlerë -1 pikë

7. Pikat  maksimum që mund të arrihen janë  50 pikë

 

  1.                                         iii.    Çka duhet të kemi kujdes:

Të gjitha pikat që kemi pasur kujdes në provimin e etapës së parë duhet të keni kujdes edhe në provimin final.

 

  1. Rezultatet e provimit:
    1.                                           i.    Rezultatet do të shpallen në ditën e provimit final në orën 16:00 me ç’rast do të mbahet edhe ceremonia e ndarjes së shpërblimeve.

 

  1. 4.    Shpërblimet:
    1. Ceremonia e ndarjes së shpërblimeve:
      1.                                           i.    Ceremonia e ndarjes së  shpërblimeve është në ditën e provimit final dhe fillon në orën  16:00
      2.                                          ii.    Në ceremoni janë të ftuar mësimdhënësit dhe administratorët shoqërues si dhe prindërit e nxënësve pjesëmarrës

 

 

  1. b.    Shpërblimet

v  Për shkollat pjesëmarrëse të cilat kanë treguar sukses  dhe janë shpërblyer me vendin e parë,dytë dhe tretë, si dhuratë do të kenë nga një netbook,

v  Ndërsa për arsimtarët e lëndës do të ketë dhurata të ndryshme.

v  Nxënësve pjesëmarrës do t’ju jepen dhurata të ndryshme.

v  Nxënësve që kanë mbetur në finale do t’ju mundësohet zbritje në shkolim dhe  shpërblime me të holla të gatshme si vijon më poshtë:

 

Ø  Zbritjet për shkolllim janë valide vetëm për vitin shkollor 2012/2013

 

  1. c.     Çertifikatat:

 

Nxënësve pjesëmarrës, mësimdhënësve shoqërues dhe administratorëve të shkollës    do t’ju ndahen çertifikata sipas standarteve për gara ndërkombëtare si në vijim :

 

Vendi i parë   -çertifikatë të artë                   (për 10% e nxënësve pjesëmarrës sipas rezultatit të caktuar)

I  dytë          -çertifikatë të argjend              (për 20% e nxënësve pjesëmarrës sipas rezultatit të caktuar)

I tretë           -çertifikatë të bronztë              (për 30% e nxënësve pjesëmarrës sipas rezultatit të caktuar)

I katërt          -çertifikatë për pjesëmarrje    (për 40% e nxënësve pjesëmarrës sipas rezultatit të caktuar)

 

Duke filluar nga data 17 prill do të vizitohen shkollat e juaja me ç’rast do t’ju dorëzohen edhe këto çertifikata.

 

  1. 5.    Programi i garës:

 

Etapa e parë më 24 mars 2012 – e shtunë

08:30 – 09:00    Ardhja në shkollë dhe marend

09:00 – 09:30    Hapja e programit

09:30 – 10:00    Vendosja nepër klasa dhe përgatitjet e fundit për provim

10:00 – 11:20    Faza e parë e provimit

11:20                Shkuarja nga shkolla

Dita e provimit final më 7 prill 2012 e shtunë

08:30 – 09:00    Ardhja në shkollë dhe mëngjesi

09:00 – 09:30    Hapja e programit

09:30 – 10:00    Vendosja nepër klasa dhe përgatitjet e fundit për provim

10:00 – 10:50    Provimi final

10:50 – 12:30    Shëtitje nepër shkollë-rekreacion

12:30 – 13:30    Dreka

13:30 – 15:30    Shëtitje nepër qytet

16:00 – 16:30    Ndarja e shpërblimeve

17:00                Shkuarja nga shkolla