Gara Kombëtare në Lëndën e Kimisë

2012-olimpiyads-kimya-thumbTesti paraprak mbahet më 31.03.2012 në ora 10:00 dhe Finalja më 07.04.2012 në ora 10:00.

  1. 1.     Hyrja dhe qëllimi

Të nderuar pjesëmarrës,

 

Kolegji “Mehmet Akif” MAC – është një shkollë private, e cila veprimtarinë e saj e ka filluar qe nga data, 7 Shkurt 2000. Shkolla jonë këtë vit në bashkëpunim me ministrinë e arsimit shkencës dhe teknologjisë, për kl. e 8-ta dhe të 9-ta do të organizojë një garë në nivel të vendit, nga lënda e kimisë me qëllim të mbështetjes, motivimit të nxënësve, dhe për të kontribuar sado pak në zgjimin e  interesimit  të tyre, ndaj shkencës në kosovë.

 

Sot  kimia është një degë shkencore, të cilën mund ta hasim në fusha të ndryshme: si në shëndetësi – farmaci, stomatologji; burimet energjetike – naftë, gaznatyral,thëngjill etj; si lëndë e parë në prodhimet teknologjike – prodhimi i xhamit, germenjum (silikon material i nevojshëm për teknologjinë informative), në fushën e ndërtimtarisë – cimentë, qireq, gibs, ngjyrë, tullë, hekur; industri të barrnave, bujqësi – plehëra kundër insekteve dhe bimëve të dëmshme; analizat laboratorike, material të higjienës – sapun, shampon, detergjente etj.

Orientimi i të rinjëve në fushat e lartëpërmendura do të jetë një mbështetje e madhe për një zhvillim më të hovshëm të shtetit të ri, Republikës së  Kosovës.

Për të arritur këtë synim, Kolegji  “Mehmet Akif” ka për qëllim që të inicojë  motivimin e nxënësve për  të mësuar më shumë   lëndën e kimisë

Kjo do të jetë një garë vijuese  e kombit tonë të gjerë në lëndën e kimisë. Vitin e kaluar në këtë ngjarje  të madhe morën pjesë 341 shkolla nga e gjithë kosova  dhe rezultati ishte fantastik në të gjitha aspektet.

Vullneti dhe dëshira e nxënësve për pjesëmarrje në këto gara ishte e madhe.ne na gëzoi pa masë edhe suksesi edhe hyrja në ranglistë e nxënësve që morrën pjesë nga fshatrat dhe pjesët   rurale të kosovës. Dhe kjo na  bënë të kuptojmë se anë e mbanë kosovës ka mësimdhënës të mirë,  të cilët me një përkushtim të madh  punojnë me nxënësit e tyre.

Të gjthë nxënësve dhe mësimdhënësve ju urojmë sukses në këtë garë dhe  presim me padurim pjesëmarrjen e juaj.

 

Të gjitha informatat rreth kësaj gare mund t’i gjeni në këtë broshurë. Pjesëmarrja e juaj në këtë garë të organizuar në bashkëpunim me masht-in do të na nderojë!

 

 

Me respekt.

 

Drejtori i shkollës

Yusuf karabina

 

  1. 2.     Faza e parë e provimit
    1. a.     Aplikimi dhe pjesëmarrja
      1.                                           i.    Të gjitha shkollat publike mund të jenë pjesëmarrëse
      2.                                          ii.    Pjesëmarrës mund të jenë nxënës të kl.8-ta dhe të 9-ta
      3.                                         iii.    Numri i nxënësive pjesëmarrës nga kl.8-ta dhe të 9-ta, mund të jane si në vijim:

*për 1-2 paralele 2 nxënës

*për 3-4 paralele 3 nxënës

*për 4-5 paralele 4 nxënës

*për 6 ose për ma shumë paralele 5 nxënës

  1.                                         iv.    Pjesëmarrësit duhet të jenë  nxënësit më të mirë që  kanë njohuri për lëndën e kimisë , të  zgjidhen nga  drejtoria e shkolles dhe arsimtarit të lëndës përkatëse
  2.                                          v.    Nga secila shkollë nxënësit pjesëmarrës duhet t’i shoqërojë një mësimdhënës apo person i autorizuar nga shkolla, i cili duhet të jetë i pranishëm në ditën e provimit, bashkë me nxënës
  3.                                         vi.    Formulari për aplikim duhet të plotësohet në tërësi,të vuloset dhe të nënshkruhet  nga drejtoria e shkollës
  4.                                        vii.    Formularët duhet të dorëzohen personalisht nga  personi i autorizuar i shkollës ose përmes postës , në njëren prej institucioneve më të afërta të qea”gulistan” ku do ti shtrohen provimit(International School Of Prishtina – Marigona Rezidence, Mehmet Akif College – Lipjan, Mehmet Akif College – Prizren Dhe Mehmet Akif College – Gjakovë).
  5.                                       viii.    Afati i fundit për aplikim është  më 27 mars 2012 –e marte. Aplikimet që bëhen pas kësaj date nuk do të merren parasysh
  6.                                        ix.    Adresat kontaktues:

1- international school of prishtina – marigona rezidence, prishtina

Tel: (049) 770 513 ;  (049) 425 216

Web: www.ispkosova.com

 

2-  mehmet akif college– banullë- lipjan

Tel: (038) 581 999, (049) 770 514

Web: www.mackosova.com

 

3- mehmet akif college– boka / korishë/ prizren

Tel: :(029) 222 402; (044) 140 900; (049) 770 530

Web: www.mackosova.com

 

4- mehmet akif college– zidi sadik ages/ish tmk/ gjakovë

Tel: : (049) 773 775

Web: www.mackosova.com

 

 

  1. b.    Data dhe vendi i provimit
    1.                                           i.    Data e provimit: 31 mars 2012 –e shtunë
    2.                                          ii.    Vendi
      1. international school of prishtina- marigona rezidence
      2. mehmet akif college-lipjan
      3. mehmet akif college-prizren
      4. mehmet akif college-gjakovë

 

  1.                                         iii.    Provimi fillon në orën: 10:00
  2.                                         iv.    Kohëzgjatja: 100 minuta
  3. Të dhënat për provim
    1.                                           i.    Provimit mund t’i nënshrohen nxënësit e shkollave të cilat i kanë plotësuar në mënyrë të saktë dhe i kanë  dorëzuar personalisht  me kohë, formularët për aplikim.
    2.                                          ii.    Niveli i provimit:
      1. Për kl. E 8-ta: njësit mësimore të kl.7-të  dhe 8-të
      2. Për kl. E 9-a: njësit mësimore të kl.7-të, 8-të dhe 9-të
      3.                                         iii.    Numri i  pyetjeve dhe përmbajtja :
        1. Numri i pyetjeve: 50 pyetje
        2. Pyetjet do të jenë të përpiluara në gjuhën shqipe
        3. Pyetjet do të jenë me alternativa të shumëfishta
        4. Çdo pyetje do t’i ketë pesë alternativa për përgjigje
        5. Çdo  pyetje do të ketë vetëm një përgjigje të saktë
        6. Çdo  pyetje do të ketë të njejtën vlerë-1 pikë
        7. Pikat  maksimum që mund të arrihen janë  50 pikë
      4.                                         iv.    Çka duhet të kemi kujdes në provim?(rregullat)
        1. Gjysmë ora para fillimit të provimit nxënësit duhet të jenë  në vendprovim (09:30)
        2. Nxënësit duhet të kenë me vete id-të
        3. Nxënësit duhet t’i tregojnë id-të e tyre gjatë hyrjes  në  objekt dhe duhet të shkojnë  e të vendosën nepër klasat dhe bankat  që tregohen nga personat e autorizuar
        4. Ndalohet hyrja nepër kate apo klasa për personat e autorizuar apo mësimdhënësit të cilët i kanë shoqëruar nxënësit për provim.
        5. Nxënësit duhet të kenë me vete të gjitha mjetet mësimore të nevojshme (laps grafit hb, gomë etj.) Për provim
        6. Ndalohet dhënia apo marrja e mjeteve mësimore gjatë provimit
        7. Mjetet mësimore të nevojshme për provim janë: 2 lapsa grafit hb, 1 mprehëse dhe  1 gomë.përveç këtyre mjeteve nuk do të ketë nevojë për  laps kimik, telefon celular, kalkulator etj.
        8. Gjatë provimit nuk lejohet   komunikimi me nxënës tjerë apo administrues.atyre që insistojnë për diçka të tillë do t’ju anulohet provimi
        9. Gjatë provimit nuk lejohet dalja nga klasa. Për këtë arsye duhet të kryhen të gjitha nevojet para provimit
        10. Në provim secilit nxënës do t’i jepet nga një pyetsor dhe fletëpërgjigje.
        11. Në fund të provimit pyetsorët duhet të mbesin tek nxënësit ndërsa fletëpërgjigjet duhet të dorëzohen te administruesi i provimit.
        12. Përgjigjen e saktë duhet ta plotësoni me kujdes në fletëpërgjigje. (duke mos dalë jashtë rrethit)
        13.  Çdo pyetje do ta ketë vetëm një përgjigje të saktë.nxënësi për çdo pyetje duhet të plotësojë vetëm një rreth(alternativë) në fletëpërgjigje.nëse plotësohen më shumë se një rreth –alternativë , atëherë nxënësit i anulohet pyetja
        14. Pjesëmarrësit në provim, 30 minuta e parë nuk kanë të drejtë të largohen nga provimi. Nxënësit, obligohen të presin deri në përfundimin e kohës(30 minuta) e përcaktuar në heshtje. Nxënësi i cili e mbaron provimin duhet t’ia dorëzojë fletëpërgjigjen administruesit dhe të dal jashtë objektit shkollor në qetësi, për të mos i penguar të tjerët.
    3. Publikimi i rezultatit të provimit:
      1.                                           i.    Publikimi i rezultatit do të jetë të martë  më  3 prill 2011-e marte nepërmes internetit
      2.                                          ii.    Rezultatet do të jenë në web faqet  tona ( shiko:adresat kontaktues)
      3.                                         iii.    Poashtu nxënësit që kanë mbetur në finale dhe shkolla e tyre do të informohen përmes telefonit.
  4. 3.     Provimi final  -në laboratorium-  eksperimente
    1. a.     Pjesëmarrja

Të drejtën e pjesëmarrjes në provim  kanë:

  1.                                           i.    Nxënësit të cilët në fazën e i-rë  të  provimit  i kanë fituar:

a)     20 vendet e para nga kl. E  8-ta dhe

b)     20 vendet e para  nga kl. 9-ta

  1.                                          ii.    Ashtu si në fazën e parë të provimit, edhe në ditën e provimit final në laboratorium-eksperimenti,  nxënësit pjesëmarrës duhet të shoqërohen nga një mësimdhënës apo person i autorizuar –administrativ nga shkolla
  2.                                         iii.    Ditën e provimit në laboratorium- eksperiment  janë të ftuar në shkollë  edhe prindërit e nxënësve pjesëmarrës
  3. Data dhe vendi i provimit:
    1.                                           i.    Data e provimit: 7 prill 2012 –e shtunë
    2.                                          ii.    Vendi:kolegji  “mehmet akif”  – banullë – lipjan (shkolla organizuese)
    3.                                         iii.    Provimi fillon në orën: 10:00
    4.                                         iv.    Kohëzgjatja: nxënësit do të pranohen në laborator të kimisë në grupe dhe nga secili grup do të  kërkohet që eksperimenti i tyre të përfundojë për 30 minuta
    5. Të dhënat për provim:
      1.                                           i.    Niveli i provimit:
        1. Për kl. E 8-ta: eksperimentet që përfshihen në plan programin e kl.7- të dhe  8-të
        2. Për kl. E 9-ta: eksperimentet që përfshihen në plan programin e kl.7-të, 8- të dhe  9-të
      2.                                          ii.    Procedura e provimit në labotorium- eksperimenti
        1. Eksperimenti fillimisht do të demonstrohet-bëhet nga juria
        2. Pastaj bërja e eksperimentit  do të kërkohet nga nxënësit
        3. Juria do të vlerësojë aftësinë e nxënësve, formimin  e mekanizmave dhe  shfrytëzimin e  materialit laboratorik
        4. Përfundimisht do të kërkohen e dhe përgjigjet e pyetjeve me shkrim që kanë të bëjnë me eksperimentin që e kanë bërë vet nxënësit
        5. Çdo anëtar i jurisë do da vlerësojë secilin nxënës veç e veç dhe mesatarja e pikave do të jetë suksesi  që e ka treguar nxënësi në këtë provim -eksperiment
        6. Pikat maksimum që mund të arrihen janë 50 poena
      3.                                         iii.    Çka duhet të kemi kujdes në provim?

Të gjitha pikat që kemi pasur kujdes në provimin me shkrim-test duhet të kemi kujdes edhe në provimin në laboratorium- eksperimente

  1. Rezultatet e provimit në laboratorium-eksperimente:
    1.                                           i.    Rezultatet do të shpallen në të njëjten ditë në orën 16:oo me çrast do të  mbahet edhe ceremonia e ndarjes së shpërblimeve
  2. 4.     Shpërblimet
    1. Ceremonia e ndarjes së shpërblimeve:
      1.                                           i.    Ceremonia e ndarjes së  shpërblimeve është në ditën e provimit final dhe fillon në orën  16:00
      2.                                          ii.    Në ceremoni janë të ftuar mësimdhënësit dhe administratorët shoqërues si dhe prindërit e nxënësve pjesëmarrës.
    2. b.    Shpërblimet

v  Për shkollat pjesëmarrëse të cilat kanë treguar sukses  dhe janë shpërblyer me vendin e parë,dytë dhe tretë, si dhuratë do të kenë nga një netbook

v  Ndërsa për arsimtarët e lëndës do të ketë dhurata të ndryshme.

v  Nxënësve pjesëmarrës do t’ju jepen dhurata të ndryshme.

v  Nxënësve që kanë mbetur në finale do t’ju mundësohet zbritje në shkolim dhe  shpërblime me të holla të gatshme si vijon më poshtë:

 

Ø  Zbritjet për shkolllim janë valide vetëm për vitin shkollor 2012/2013

 

  1. c.     Certifikatat:

 

Pjesëmarrës, mësimdhënësve shoqërues dhe administratorëve të shkollës    do t’ju ndahen çertifikata sipas standarteve për gara ndërkombëtare si në vijim :

 

Vendet e para -çertifikatë të artë           ( për 10% e nxënësve sipas rezultatit të caktuar)

Të dyta          -çertifikatë të argjend      (për 20% e nxënësve sipas rezultatit të caktuar )

Të  treta        -çertifikatë të bronztë       (për 30% nxënësve sipas rezultatit të caktuar)

Të  katërta    -çertifikatë për pjesëmarrje (për 40 % nxënësve sipas rezultatit të caktuar)

 

Duke filluar nga data 17 prill do të vizitohen shkollat e juaja me çrast do t’ju dorëzohen edhe këto çertifikata.

 

  1. 5.      Programi i garës

31 mars 2012 (e shtunë ) – provimi me shkrim-test

08:30 – 09:00    Ardhja në shkollë dhe marend

09:00 – 09:30    Hapja e programit

09:30 – 10:00    Vendosja nepër klasa dhe përgatitjet e fundit për provim

10:00 – 11:40    Provimi me shkrim-test

11:40                Shkuarja nga shkolla

7 prill 2011 (e shtunë) – provimi me eksperiment

08:30 – 09:00    Ardhja në shkollë dhe mëngjesi

09:00 – 09:30    Hapja e programit

09:30 – 10:00    Vendosja nepër klasa dhe përgatitjet e fundit për provim

10:00 – 13:00    Provimi në laboratorium- eksperimenti

13:00 – 14:00    Dreka

14:00 – 16:00    Shëtitje nepër shkollë-rekreacion

16:00 – 16:30    Ndarja e shpërblimeve

17:00                Shkuarja nga shkolla