Aktivitet i Përbashkët Midis Universitetit të Prishtinës dhe Kolegjit “Mehmet Akif”

filozofi2Më datë, 20.04.2012 me ftesë të Prof. Dr. Hasnije Ilazit, shefe e departamentit të filozofisë në Fakultetin Filozofik, një grup nxënësish nën udhëheqjen e profesor Arbër Ymerit, janë ftuar që të marrin pjesë në një prezantim të përbashkët midis Universitetit të Prishtinës dhe Kolegjit “Mehmet Akif”.  

more photos

Tema, e cila u shtrua si çështje për diskutim qe Antropologjia filozofike, përkatësisht, çështja e nocionit të njeriut dhe natyrës së tij, si dhe një vështrim i pikëpamjeve të ndryshme filozofike mbi nocionin e njeriut. Pjesëmarrja e nxënësve tanë në ambientet akademike të Universitetit të Prishtinës, është një bashkëpunim i mire, midis këtyre dy institucioneve, sepse ky bashkëpunim u shërben nxënësve që të marrin njohuri dhe përvoja të reja, prandaj, kjo mënyrë, u përket temave dhe çështjeve që kanë të bëjnë me filozofinë si një disiplinë akademike. Përveç mirëpritjes së ngrohtë që na u  bë nga studentët dhe profesoresha Hasnije Ilazi, këtë prezantim e nderoi, gjithashtu, edhe  prania e Prodekanit të Fakultetit Filozofik, Prof. Dr. Haxhi Feratit.

    Në pëgjithësi, nga përshtypjet e këtij takimi, vlen të falenderohen nxënësit pjesëmarrës, të cilët ishin mjaft të përgatitur profesionalisht, e këta janë: Lirandë Pira, Besart Xhosha, Venera Haxha, Mirlinda Reqica, Rron Rexha, Erëza Kida, Andi Haxhiu, Aurora Arifi, Ardi Zejnullahu, Ylli Alaj, Dren Krasniqi dhe Lorik Fazlija. Këtij prezantimi iu shtua edhe mozaiku artistik, të cilin e bëri më të pasur eseja e shkruar dhe  e lexuar nga Lirandë Pira, si dhe një dokumentar i bashkëpërgatitur nga Andi Haxhiu dhe Aurora Arifi. Në fund të këtij prezantimi, shprehëm të gjithë një dëshirë të përbashkët, që ky bashkëpunim i  frytshëm, përveç i dëshirueshëm, por edhe i nevojshëm, të vazhdojë edhe në të ardhmen me forma e tema të ndryshme, po nga ky drejtim. Marrëdhënjet midis Kolegjit “Mehmet Akif” dhe Fakulteti Filozofik – Departamentit të Filozofisë, kishin filluar para disa muajsh, pikërisht në ambientet e shkollës sonë, kur ishin të ftuar disa studentë së bashku me profesoreshën Hasnije Ilazin, e cila ngriti për temë diskutimi globalizimin.

 

Prof.  Arbër Ymeri