Aktivitete përgjatë javës së gjeografisë

goeweekTashmë dihet, siç është bërë traditë në Kolegjin “ Mehmet Akif, që nën vazhdën e punës të zhvillohen shumë aktivitete, jashtë pasqyrës së planprogramit dhe brenda planprogramit, po në këtë frymë, u zhvillua edhe java e Aktivitetit nga Lënda e Gjegrafisë, nën drejtimin e Profesorëve të kësaj lëndeje: Mehdi Gashit dhe Shqipe Matoshit. Intervali kohor i kësaj gare ishte njëjavor, filloi nga data 19.03.2012 dhe përmbyllet më 23.03.2012.

more photos

Gjatë kësaj jave u organizuan aktivitete të shumta nga nxënës nëpër paralele të ndryshme. Aktivitetet përfshinin forma të ndryshme debatesh, projekt me shkrim si dhe në fund Gara e Diturisë rreth lëndës. Përqëndrimi më i madh u bë për Garën, e cila u zhvillua gjatë kësaj jave, e ndarë në dy pjesë, ku njëkohësisht nxori fituesit më meritor-nxënësit më të dalluar për nga suksesi. Gara përfshiu 23 klasë gjithsej, kurse vetëm në pjesën e parë morën pjesë 13 paralele, të cilat sipas pikëve të grumbulluara arritën që ta vazhdojnë edhe më tutje këtë Garë, për në pjesën e dytë. Kështu erdhi deri tek reduktimi i klasave më të mira, si të parat, duke u shquar për nga pikët e fituara: vendin e pare e zuri kl.10D, të dytin kl. 11A dhe të tretin kl. 12C.

Parë përgjithësisht, u ndamë të kënaqur me nivelin e dijes së përgjithshme nga lënda e Gjeografisë që treguan nxënësit e këtij Kolegji.

Po gjatë kësaj jave, më datë 23.03.2012, u organizua edhe një debat, me temë për Ngrohjen Globale, të cilin e udhëhoqi prof. Mehdi Gashi dhe e ndihmoi në aspekte organizuese nxënësi i mirënjohur i klasës 12B Bersant Gashi.