Ligjeratë për Atomin dhe Strukturën e Tij

atomMë: 11.05.2012 profesoreshat Arta dhe Arbnora Gashi në bashkëpunim me profesorin e Universitetit të Prishtinës Naim Syla organizuan një ligjeratë në lëndën e Fizikës me temë “Struktura e atomit”.
Në ligjeratë morën pjesë disa profesorë të kolegjit dhe salla ishte e mbushur me nxënës.
Prezantuesit e kësaj ligjerate ishin: Ard Zejnullahu dhe Lirandë Pira.
Ligjerata filloi me prezantimin e Besart Xhoshës, Natyra Xharavinës, Rron Rexhës dhe në fund Lorik Fazliu shfaqi një dokumentar interesant mbi strukturën e atomit në univers.
Pas nxënësve ligjeratën për strukturën e atomit e vazhdoi profesori i Universitetit të Prishtinës Naim Syla,i cili zgjoi interesim të madh tek nxënësit të cilët i bënë shumë pyetje dhe për të cilat morën përgjigjet nga profesori.

More photos