Garë në Ese ose në Poezi

Për nder të 28 Nëntorit – 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit, Aktivi Profesional i Gjuhës Shqipe organizon një garë për esenë më të mirë ose poezinë më të mirë me titull: PËR FLAMURIN KUQ E ZI.

Esetë duhet të jenë më së shumti 30 rreshta, kurse poezitë më së shumti 10 strofa 4-vargëshe. Nëpër tekste nuk duhet të vihet emri dhe mbiemri I saktë, por duhet të shkruhet një shifër karakteristike, ashtu siç dëshironi vetë.

Punimet duhet t’u dorëzohen profesoreshave të gjuhës shqipe deri me daten 20.10.2012.

Pas përzgjedhjes do të shpallen tri vendet e para për ese dhe tri vendet e para për poezi. Nxënësit fitues të vendit të parë do t’I lexojnë punimet e tyre në programin artistik që do të mbahet për Ditën e Pavarësisë, e po ashtu do të shpërblehen edhe me dhurata modeste. Me poena do të shpërblehen edhe të gjithë nxënësit e tjerë të cilët do të marrin pjesë në garë. Ju urojmë sukses!

Kryetarja e Aktivit të Gjuhës Shqipe:

Prof. LIRIE ZEQIRAJ