Orë Letrare

HadiShehuAKTORI I NJOHUR HADI SHEHU NË MESIN E NXËNËSVE

Në kuadër të lëndës së gjuhës shqipe në shkollën tonë, krahas mësimit, zhvillohen edhe shumë aktivitete dhe programe të ndryshme artistike.

E tillë ishte edhe ora letrare me aktorin e njohur kosovar HADI SHEHU, I cili ishte mysafir në mesin e nxënësve tonë.

Ora letrare u organizua nga profesoresha e gjuhës shqipe LIRIE ZEQIRAJ dhe me përkrahjen e madhe të drejtorit të shkollës YUSUF KARABINA.

More photos

Programi u udhëhoq nga nxënësit e klasës së 12B, NATYRA GJERAVICA DHE BESART XHOSHA dhe me ndihmën e GEM VEZGISHIT e ART RAIFIT. Salla ishte e mbushur me shumë nxënës e profesorë të shkollës.

Ora filloi me video-projektin për historikun e Teatrit shqiptar të përgatitur nga nxënëset e klasës 11B LORINA HAZIRI dhe VESTA SAHATÇIU, pastaj vazhdoi me filmin e shkurtër dokumentar për biografinë dhe veprimtarinë e bujshme të aktorit të njohur dhe me vlera të mëdha për teatrin, filmin dhe kulturën shqiptare në përgjithësi.

Minutat më mahnitës dhe magjeps ishin ata kur aktori HADI SHEHU me zërin e tij kumbues në mënyrë brilante recitoi një kolazh poezish dhe I mbushi nxënësit me emocione të përziera dashurie dhe respekti për fjalën e bukur shqipe.

Më pas nxënësit e vërshuan me pyetje të ndryshme për teatri, filmin, rolet, personazhet dhe ai me kujdes dhe maturi iu përgjigj të gjithëve me shumë përkushtim.
Kjo orë letraro-recituese u përmbyll me recitimin e bukur të poezisë për gjuhën shqipe nga nxënësi I klasës së 11C, REXHEP SAHATÇIU.

Të gjithë nxënësit nga salla dolën të entuziazmuar me atmosferën e bukur dhe të ngrohtë, e po ashtu edhe me më shumë dije për teatrin, filmin dhe artin dramatik në përgjithësi.