Kolegji “Mehmet Akif” Feston 100 Vjetorin E Pavarësisë

100vjetor2QEA “GYLISTAN” e cila përfshin Kolegjin “MEHMET AKIF” në Lipjan, Gjakovë dhe Prishtinë si dhe SHKOLLËN INTERNACIONALE NË PRISHTINË për nder të 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë shfaqi program artistik me këngë, valle, recitime, drama dhe videoprojekte në Teatrin Kombëtar të Prishtinës të premten me 16.11.2012 në orën 16:00.
Programin e përgatitën profesorët e gjuhës shqipe të të gjitha shkollave së bashku me nxënësit, kurse përgjegjëse e gjithë këtij aktiviteti ishte profesoresha e gjuhës shqipe LIRIE ZEQIRAJ.

More photos

 


Salla e Teatrit u mbush me plotë mysafirë nga të cilët kishte edhe personalitete të njohura siç ishin ish-presidenti I Kosovës Fatmir Sejdiu, pastaj ministri për administratë
publike Mahir Yagcilar, drejtori gjeneral I QEA “Gylistan” Mustafa Erdem, zëvendësdrejtori gjeneral dhe njëkohësisht drejtor për arsim dhe edukim Devrim Yoruk drejtori I kolegjit “Mehmet Akif” në Lipjan Jusuf Karabina, pastaj drjtori I kolegjit nga Prizreni Murat Çoban, drejtori nga Gjakova Ahmet Ali Tiryaki dhe drejtori I ISP-së Hasan Huseyin Demir , profesorët e të gjitha shkollave si dhe shumë prindër, nxënës dhe mysafirë të tjerë.

Programi u hap me himnin e Kosoves, për të vazhduar më tej me himnin kombëtar nga I cili buçiti gjithë salla, sepse ai këndohej nga kori I shkollave të Gylistanit.
Atmosferën e ngrohu kënga e bukur “O ku ka si ti moj Shqipëria ime” të cilës iu bashkangjit edhe publiku.

Fjalën e mori pastaj drejtori I shkollës Mustafa Erdem duke I falenderuar mysafirët për pjesëmarrje dhe duke folur me admirim për popullin shqiptar, për traditën, kulturën dhe vlerat e kombit si dhe jua uroi të gjithë shqiptarëve 100 vjetorin si shtet me urimet më të përzemërta për të ecur përpara.

Një fjalim të shkurtër e mbajti edhe ish-presidenti I Kosovës Fatmir Sejdiu si dhe ministri
për administratë publike Mahir Yagcilar.
.
Programi vazhdoi me vallet e bukura shqiptare, me recitime dhe drama të shkurtëra
teatrale. Mbresa të jashtëzakonshme la videoprojekti për historikun e flamurit I punuar nga nxënësit e klasës së 11-të.

Në këtë program u shpërblyen edhe nxënësit të cilët fituan në garën e esesë dhe poezisë me temë : Për flamurin kuq e zi .
Shpërblimet nxënësve jua ndanë ish-presidenti Fatmir Sejdiu dhe ministri për admistratë
Mahir Yagcilar.

Recitimi I nxënësve në mënyrë artistike dhe shumë profesionale si dhe tekstet e bukura patriotike dhuruan shumë emocione në sallë. Atmosfera u bë shumë e ngrohtë nga vallja e bukur e pavarësisë dhe veshjet me ngjyra kombëtare.

Flamujt kombëtarë e skuqën sallën e teatrit të cilët I mbanin në duar nxënësit e shkollës. Momenti më magjeps ishte prerja e tortës së pavarësisë nën tingujt e këngës
“Xhamadani vija-vija”.
Programin e ndoqën edhe mediat televizive, RTV 21 dhe TV KLAN.
Në fund për mysafirët u organizua edhe një koktej, gjatë të cilit morëm shumë urime dhe përgëzime për programin e realizuar në mënyrë artistike si dhe për emocionet e forta që dhuruan nxënësit me performancat e tyre me këngë, valle dhe recitime si dhe ambientin e atmosferën e ngrohtë kuq e zi.

Edhe njëherë QEA “GYLISTAN” me të gjitha shkollat e saja në Kosovë jua uron këtë festë të gjithë shqiptarëve:

GËZUAR 100 VJETORI I PAVARËSISË!