Nxënësit Fitues në Garën për Esenë dhe Poezinë më të Mirë për Flamurin Kuq e Zi

Në garën e gjuhës shqipe për esenë dhe poezinë më të mirë për flamurin kombëtar kuq e zi, e cila u organizua për nder të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, morën pjesë shumë nxënës të të gjitha gjeneratave. Të gjithë në mënyrën e tyre kishin shkruar fjalët më të bukura, gjithë adhurimin dhe dashurinë që kanë për Shqipërinë dhe flamurin e shenjtë kombëtar, por meqenëse ky aktivitet u organizua në formë gare, nga të gjitha esetë dhe poezitë u përzgjodhën tri vendet e para.


NXËNËSIT FIUES NË ESE JANË:

Vendi i parë: MARGJELA SHALA 10C
Vendi i dytë: LIRIDONA SYLA 12A
Vendi itretë: ENDRI SHEMA 9 C

NXËNËSIT FITUES NË POEZI JANË:

Vendi i parë: BESAT XHOSHA 12B
Vendi i dytë : ERËMIRA ZEQIRAJ 10G
Vendi i tretë: URIM SHUKU 11A

Nxënësit e dy vendeve të para do t’I lexojnë punimet e tyre në programin artistik
I cili do të shfaqet më 16.11.2012 në Teatrin Kombëtar për festën e flamurit, kurse të gjithë së bashku nga drejtori I shkollës do të shpërblehen me mirënjohje dhe dhurata.

Nxënësit tjerë të cilët kanë marrë pjesë në garë, por nuk kanë fituar do të vlerësohen me nga 100 poena në gjuhë shqipe në kategorinë e shrimeve letrare, kurse punimet e tyre do t’I lexojnë në orën letrare e cila do të mbahet në ambientet e shkollës për nder të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
I falenderojmë të gjithë nxënësit të cilët e sfiduan veten në artin e shkrimeve letrare!

Kryetarja e Aktivit të Gjuhës Shqipe
LIRIE ZEQIRAJ