Prezentim mbi Turizmin në Kosovë

prezentim

Në vazhdën aktiviteteve në ambientet e kolegjit “Mehmet Akif” në Banullë-Lipjan, ditën e hënë me datë 26.11.2012 me iniciativën e profesorëve të lendes së Gjeografisë Mehdi Gashi dhe Valdete Beqiri u mbajt një debat interaktiv me nxënësit më të mirë nga klasat e 10-ta, 11-ta, dhe të 12-ta të shkollës sonë.
Po ashtu të pranishëm në këtë debat ishin ftuar edhe disa nxënës nga shkolla e mesme publike “Xhevdet Doda” në Prishtinë, së bashku me profesorin e tyre të Gjeografisë z.Faton Gashi.

More photos

Si temë diskutimi e këtij debati ishte “Turizmi në Kosovë; niveli i zhvillimit të turizmit në të kaluarën, gjendja e tanishme dhe mundësitë për zhvillimin e turizmit në të ardhmen”.
Fjala hyrëse u bë nga profesorët e gjeografisë në Mehmet Akif, fillimisht nga Valdete Beqiri, duke vazhduar pastaj profesori Mehdi Gashi me një përmbledhje të shkurtër për konceptin turizëm dhe zhvillimin e tij.

Mandej u prezantua puna e përbashkët e nxënësve të klasave të 12-ta të shkollës sonë,të cilët ishin edhe nikoqirët e këtij organizimi, një prezantim ky mjaft atraktiv i punuar më shumë kujdes dhe me mjaft profesionalizëm nga nxënësit; Natyra Gjaravina, Besart Xhosha dhe Gem Vesgishi si dhe me mbështetjen e profesorit Mehdi Gashi.

Më pas ishte rezervuar një hapësirë kohore edhe për nxënësit nga gjimnazi “Xhevdet Doda”, të cilët prezantuan fakte dhe argumente interesante në lidhje me turizmin në Kosovë si dhe prezantuan idetë e tyre duke dhen edhe një pikëpamje të tyren rreth gjendjes momentale të turizmit në Kosovë dhe asaj që do të mund të ishte në të ardhmen dukë potencuar potencialin turistik që ka Kosova. Fjalën e mori edhe profesori i gjeografisë nga gjimnazi “Xhevdet Doda” prof. Faton Gashi, ku së bashku me nxënësit e tij i dhanë një hijeshi dhe begatuan këtë organizim.

Pas prezantimeve, që i cekem më lartë, në debat u përfshinë edhe nxënësit e tjerë nga shkolla “Xhevdet Doda” si dhe disa nga nxënësit e klasave të 10-ta, 11-ta dhe 12-ta nga kolegji “Mehmet Akif”, ku kjo formë e debatit të hapur iu dha mundësinë të gjithë nxënësve të shprehin lirshëm këndvështrimin e tyre për këtë temë diskutimi. Nga ky bashkëbisedim nxënës-profesor-nxënës, dolën në pah faktorët që kanë ndikuar negativisht në zhvillimin e turizmit në Kosovë si dhe nxënësit shprehen idetë e tyre se cila do të ishte rruga e duhur për të zhvilluar turizmin në Kosovë, degë ekonomike kjo e cila mund të gjeneroj të ardhura mjaft të mëdha për vendin tonë.

Në fund të këtij debati për të pranishmit u shfaq një dokumentar i punuar nga nxënësit e klasave të 12-ta në “Mehmet Akif”, Natyra Xharavina dhe Besart Xhosha, nga të cilët u prezantua mjaft mirë niveli i zhvillimit të turizmit në Kosovë, të shoqëruara edhe me pamje vizuale të vendeve më të bukura në Kosovë.

Ky organizim ishte mjaft frytdhënës ku përveç që tregoi se bashkëpunimi në mes shkollave është praktikë shumë e mirë, po ashtu ky organizim nxori në pah seriozitetin, përkushtimin dhe aftësinë organizative të nxënësve dhe gatishmërinë e tyre për të qenë pjesë e organizimeve të tilla, të cilat japin një kontribut mjaft pozitiv edukativo-arsimor te nxënësit por edhe një ndikim pozitiv në formimin e personalitetit të tyre.

Në fund, për mysafirët nga gjimnazi ‘Xhevdet Doda” për nxënësit dhe profesorin e gjeografisë të kësaj shkolle, si shenjë falënderimi dhe respekti u nda nga një dhuratë simbolike nga drejtori shkollës sonë Yusuf Karabina.