Visit to Parliament

parliamentTë mërkurën më datë 13 mars në objektin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Grupi i Grave Deputete në bashkëpunim me NDI (National Democratic Institute), organizuan një tryezë të rrumbullakët ku u diskutua mbi kushtet e jetesës së komunitetin e personave me aftësi të kufizuara, me theks të veçantë te vajzat dhe gratë pjesëtare të këtij komuniteti. Tryeza e rrumbullakët u udhëhoq nga Deputetja e Kuvendit të Kosovës Znj. Flora Brovina – kryetare e panelit I cili përbëhej nga deputete të tjera femra, zyrtarë të Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Mirëqenies Sociale. Të pranishëm ishin edhe pjesëtarë të komunitetit me nevoja të veçanta, njëherësh edhe anëtarë të shoqatave përkatëse. Grupi I nxënëseve të Kolegjit Mehmet Akif me ftesë nga Deputetja e Kuvendit të Kosovës,  anëtare e Grupit të Grave Deputete, Znj. Teuta Sahatqija, pati nderin e veçantë të ndjek nga afër bisedimet në këtë tryezë. Pjesëmarrja në këtë tryezë është një përvojë e re dhe që la shumë mbresa te nxënëset tona.

More Photos