INEPO

inepo 2013

inepo 2013

Këtë vit, organizimi i 21-të i INEPO-s, gara ndërkombëtare e projekteve mbi mbrojetjen e ambientit, kishte mbledhë 48 shtete me 204 projekte dhe me mbi 400 garues. Ekipi ynë, përbëhej nga 8
pjesëmarrëse; 6 nxënëse dhe 2 profesoresha, i cili në këtë aktivitet shkencor ndërkombëtar përfaqësoi Kosovën, dhe u prezantua me tri projekte nga lënda e kimisë:

More Photos


1. Projekti “Largimi i joneve të metaleve Pb 2+ dhe Zn 2+ nga ujërat e ndotura, me përdorimin e lëvores të kungullit” të prezantuar nga Rina Bicaj dhe Mirjeta Thaçi.
2. Projekti “Efekti i gazit të O2 dhe fushës magnetike të shtuar, në uljen e emitimit të gazit CO dhe rritjen e efikasitetit të djegies të hidrokarbureve”, të prezantuar nga Lirandë Pira dhe Anda Mustafa.
3. Projekti “Pastrimi i ujit të ndotur me jone të metaleve Pb 2+ dhe Zn 2+ duke shfrytëzuar vetitë e zeolitit” të prezantuar nga Mirlinda Reqica dhe Fatjona Fejzullahu.
Ekipi është udhëhequr nga Xhemajlie Llugiqi, prof. e Kimis ë dhe Festa Buçinca, prof. e fizikës.
Me 17.05.2013, ekipi është paraqitë në garë, është regjistruar dhe ka përgatitë shtandet për prezantim. Me 18.05-19.05.2013, ekipi i ndarë në tri grupe, ka bërë prezantimin e projekteve për të pranishmit, njëkohësisht të tri projektet janë vlerësuar nga 4 juri profesionale. Ekipin tonë e ka karaktrizuar një frymë bashkëpunimi brenda grupit, si dhe njohja, bashkëpunimi dhe këmbimi i njohurive dhe përvojave me ekipe nga vendet tjera. Njëkohësisht, prezantimi i projekteve, nga garueset e ekipit tonë, është bërë me përgjegjësi dhe profesionalizëm të lartë, në të cilën ka ndikuar, në veçanti, elaborimi i projekteve në nivel të lartë në gjuhën angleze. E veçanta e INEPO-s kanë qenë veshjet tradicionale të përfaqësuesëve, nga shtetet pjesëmarrëse, që kësaj gare i kanë dhënë kolorit dhe bukuri. Organizatori, për tri ditë, kishte organizuar aktivitete për pjesëmarrësit; lundrimi nëpër ngushticën e Bosforit, vizita e Muzeut të Miniaturës si dhe darkat e përbashkëta.
Olimpiada u mbyll me 20.05.2013, me shpalljen e më të mirëve në tri kategori. Projektet e prezantuara nga nxënëset tona u vlerësuan lartë duke na radhitur në mesin e më të mirëve, dhe solëm me vete 6 medalje dhe tri vende në ranglistë:

*Me medalje të artë-vendi I-rë, u shpërblyen Rina Bicaj dhe Mirjeta Thaçi.
*Me medalje të argjentë-vendi II-të, u shpërblyen Lirandë Pira dhe Anda Mustafa.
*Me medalje të bronztë-vendi III-të, u shpërblyen Mirlinda Reqica dhe Fatjona Fejzullahu.

Garueset gjithashtu u pajisën me certifikata si dhe mbikëqyrëset e projekteve, Xhemajlie Llugiqi dhe Festa Buçinca u shpërblyen me mirënjohje për përgatitjen e projekteve. Ekipi u kthye nga Turqia me 21.05.2013.