Mbrëmje E Bukur Artistike E Klasës 11 A

11A_ClassNightMbëmë në shkollën tonë klasa 11A  me kujdestaren e klasës Lirie Zeqiraj dhe me përkrahjen dhe mbështetjen e madhe të drejtorit të shkollës Yusuf Karabina, organizuan një mbrëmje të bukur artistike.

Në këtë program nxënësit shfaqën prirjet e tyre në videoprojekte, recitime, aktrim, prezentime shkencore, vallëzim dhe muzikë.

More Photos

Në program morën pjesë shumë prindër të shoqëruar edhe me familjarë të tjerë, zëvendësdrejtorët si Gokhan Aydemir, Ahmet Oguz, Selçuk Çapraz, Hasan Huseyin Gunakan si dhe profesoreshat  Shemsije Tigani, Valdete Beqiri dhe të tjerë.

Programin e hapi drejtori i shkollës Yusuf Karabina me një  fjalim të shkurtër mirëseardhjeje  dhe falenderimi për prindërit dhe me shumë fjalë të bukura për nxënësit e klasës 11A, për suksesin e tyre të treguar gjatë vitit dhe për të ardhmen e sigurtë që do ta kenë.

Me këtë rast një falenderim të veçantë dhe mirënjohje të madhe e bëri për kujdestaren e klasës 11A dhe njëkohësisht edhe profesoreshë e gjuhës shqipe Lirie Zeqiraj, të cilës i dhuroi nje dhuratë të veçantë me shumë simbolikë.

Gjithashtu, edhe për të gjithë nxënësit e klasës 11A drejtori ndau çertifikata suksesi të cilat jua dha një nga një secilit nxënës, për të cilën gjë nxënësit u ndjenë shumë krenarë.

Gjithë mbëmja u përshkua me një atmosferë të ngrohtë dhe me shumë emocione nga të gjithë. Prindërit mbetën shumë të kënaqur dhe të lumtur, prandaj i uruan nxënësit e profesorët duke i falenderuar dhe përgëzuar për suksese të mëtutjeshme.

Një falenderim të veçantë ia drejtuan drejtorit të shkollës Yusuf Karabina për një vit shkollor shumë  të suksesshëm dhe me shumë aktivitete të shquara si në Kosovë, po ashtu edhe nëpër shumë vende të tjera të botës.