Java e Bamirësisë

Java e bamirësisëMe iniciativën e klasës 12 A, të cilët janë të dalluar për ndjenja të thella humanitare dhe dëshirën e theksuar për të grumbulluar të holla për familjet që janë në gjendje të vështirë ekonomike, por edhe me përkrahjen e pakursyer të drejtorëve të shkollës dhe të gjithë profesorëve, filloi java e bamirësisë.

More photos


Këtë javë e hapi klasa iniciatore 12 A, të cilët sollën ushqime të shumta dhe të shumëllojshme dhe gjatë gjithë ditës i shitën për nxënësit e tjerë.
Për nxënësit ishte një aktivitet shumë interesant, atraktiv dhe në një formë garues, sepse gjatë gjithë kohës përpiqeshin që të shisnin sa më shumë, në mënyrë që të grumbullonin sa më shumë të holla.
Një kontribut të jashtëzakonshëm dhanë edhe profesorët dhe stafi drejtues i shkollë duke blerë vazhdimisht ushqime, në mënyrë që t’iu rritet fondi i shitjes nxënësve.
Vetëm në ditën e parë nga klasa 12 A u grumbulluan 240 euro.
Këtë aktivitet e vazhduan të nesërmen klasa 12D, pastaj 12B, 12H, 12C dhe pastaj në ditët në vazhdim edhe të gjitha klasët e tjera të shkollës.
Gjithashtu, me këtë rast i falenderojmë edhe prindërit të cilët ju ndihmuan fëmijëve të tyre në përgatitjen e ushqimeve!