Gara për Esenë më të Mirë për Ditën e Flamurit

flamuriNë respekt të festës së madhe – DITËS SË FLAMURIT – Aktivi i Gjuhës Shqipe nga sot më datën 04.11.2013 shpall GARËN për ESENË më të mirë në nivel të Kolegjit “Mehmet Akif” në Lipjan.

Gara organizohet për të gjithë nxënësit e klasëve të 9-ta, të 10-ta, të 11-ta dhe të 12-ta.

Tema e esesë është: ESE PËR FLAMURIN KOMBËTAR

Nxënësit që dëshirojnë të marrin pjesë duhet t’u përmbahen këtyre rregullave:

– Në ese nuk duhet ta shkruajnë emrin dhe mbiemrin e tyre, por duhet ta shkruajnë ndonjë emër tjetër ose numër, apo ndonjë shenjë tjetër identifikuese;

– Esetë duhet të dorëzohen tek profesoreshat e gjuhës shqipe;

– Gara fillon sot më 04.11.2013 dhe afati i fundit për t’i dorëzuar esetë është data
15.11.2013;

– Tri vendet e para do të shpërblehen me çertifikata dhe 100 poena në gjuhë shqipe, kurse eseja që do ta fitojë vendin e parë do të lexohet në programin artistik që do të shfaqet më 27 Nëntor 2013;

– Nxënësit e tjerë të cilët do të shkruajë ese, por nuk do të fitojnë asnjë nga tri çmimet e para, do të shpërblehen me 100 poena në kategorinë e aktivitetit ose të kuizit në lëndën e gjuhës shqipe.

– Të gjithë nxënësve që do të marrin pjesë në këtë garë ju urojmë sukses!

 

Aktivi Profesional i Gjuhës Shqipe