Rezultati i Garës së Esesë

essayPër nderë të Ditës së Flamurit u organizua gara për esenë më të mirë e shkruar nga nxënësit e shkollës sonë. Në garë morën pjesë shumë nxënës nga të gjitha gjeneratat
dhe të gjitha klasët.

Të gjitha esetë ishin shumë të mira, sepse ishin shkruar fjalët më të bukura dhe më të ndjeshme për Shqipërinë dhe flamurin kombëtar, por meqenëse ky aktivitet kishte karakter garues, me shumë vështirësi nga profesoreshat e gjuhës shqipe u përzgjodhën tri esetë më të mira, si për nga struktura, po ashtu edhe për nga përmbajtja.

Garën e esesë e fituan këta nxënës:

  • VENDI I PARË:  REXHEP SAHATÇIU 12C
  • VENDI I DYTË:  LYRA ÇELA 12D
  • VENDI I TRETË: LAURETA RAMAJ 12C

Nxënësit fitues do të shpërblehen me çertifikata mirënjohjeje gjatë programit artistik i cili do të shfaqet në shkollën tonë për nder të Ditës së Flamurit dhe me nga 100 poena në lëndën e gjuhës shqipe, kurse të gjithë nxënësit tjerë të cilët kanë marrë pjesë në garë por nuk kanë fituar, do të vlerësohen me nga 100 poena në kategorinë e aktivitetit në lëndën e gjuhës shqipe.

Nxënësit e tri vendeve të para i urojmë shumë për suksesin e treguar në të shkruar, kurse të gjithë nxënësit e tjerë të cilët kanë marrë pjesë në garë i falenderojmë dhe ju urojmë sukses në garat e ardhshme!