Shtatori dhe Tetori – Muaji i Prezentimit të Veprave Letrare

002Aktivi profesional i Gjuhës Shqipe me profesoreshat: Lirie Zeqiraj, Hatifete Raça, Hajrije Krasniqi dhe Shemsije Tigani organizuan aktivitetin artistik të prezentimit të veprave artistiko-letrare me nxënësit e të gjitha gjeneratave duke filluar nga klasët e 9-ta, të 10-ta, të 11-ta dhe të 12-ta.

Prezentimet u bënë sistematikisht gjatë dy muajve, kështu që arritën të përfshihen shumë vepra të letërsisë kombëtare si dhe të asaj botërore.

Nxënësit i prezentuan veprat e lexuara gjatë pushimeve verore si dhe veprat dhe shkrimtarët tjerë të cilët janë të përfshirë me planprogram.
Prezentimi ilustrohej me shumë foto dhe video-sekuenca të marra nga filmat e realizuar sipas skenarit të romaneve.

001

Pas çdo prezentimi zhvillohej një bashkëbisedim dhe debat interesant ndërmjet nxënësve, duke i nxjerrë vlerat dhe mangësitë e prezentimit të shokëve dhe shoqeve.
Në këto prezentime u përfshinë të gjithë nxënësit e shkollës në dëgjim dhe debat.
Po ashtu në çdo prezentim merrnin pjesë përveç profesoreshave të gjuhë shqipe edhe profesorët e lëndëve të tjera.

Nxënësit të cilët prezentuan janë: Veprat:

– Eldiona Suliqi 10B “Kanuni i Lekë Dukagjinit”
– Brisilda Osmani 10B “kanuni i Lekë Dukagjinit”
– Kanita Nuka 9C “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”
– Flaka Fazlija 10D “ Bardha e Temalit”
– Riad Jonuzi 9C “Iliada”
– Adna Çerkezi 10B “Iliada”
– Riga Demiri 10B “Iliada”
– Lyra Çela 12D “Sikur t’isha djalë”
– Mjellma Çitaku 12E “I huaji”
– Fatime gjinolli 12E “Xha Gorio”
– Safa Gjigolli 12E “Procesi”
– Kaltrina Plakolli 12F “Dr. gjilpëra”
– Agnesa Ajvazi 10G “Kanuni i Lekë Dukagjinit”
– Arbnor Aliu 10G “Kanuni i Lekë Dukagjinit”
– Uvejs Morina 10G “Kanuni i Lekë Dukagjinit”
– Vigan Hajrullahu 10G “Kanuni i Lekë Dukagjinit”
– Ajten Fejzullahu 10F “ Iliada”
– Enkelejda Aliu 11G “Hamleti”
– Erëmira Zeqiraj 11G “Hamleti”
– Agnesa Uka 11G “Makbethi”
– Flaka Jusufi 11G “Makbethi”
– Blerta Gjinolli 11B “Don Kishoti”
– Bardh Ulaj 12B “Dr.Gjilpëra”
– Fiona Polloshka 12B “Sikur t’isha djalë”
– Viona Raifi 12B “Ana Karenina”
– Arlind Abdullahi 12C “Lahuta e Malcis”
– Enderiti Jashari 12C “Dr Gjilpëra”
– Rron Buxhovi 12C “Lahuta e malcis”

003
Të gjitha prezentimet ishin përgatitur me shumë përkushtim nga nxënësit, por me ndihmën e madhe të të gjitha profesoreshave të gjuhës shqipe, prandaj edhe dolën me shumë sukses.
Edhe pse nxënësit e shkollës sonë i ndjekin mësimet në drejtimin shkencor, prezentimet dinjitoze të veprave letrare na bëjnë të besojmë se këta nxënës kanë një kulturë të të lexuarit, të shprehurit dhe të vlerave artistike në përgjithësi.
Të gjithë nxënësit nga drejtori i shkollës u shpërblyen me mirënjohje.
Muaji shtator dhe tetor ishin dy muaj të bukur shkollorë gjatë të cilëve u shfletuan dhe u shfaqën nga nxënësit tonë faqet më të ndritura të letërsisë artistike!