Program Artistik dhe Ekspozitë e Kulturës Tradicionale Shqiptare për Ditën e Flamurit

28nentor13Aktivi profesional i Gjuhës shqipe me profesoreshat: Lirie Zeqiraj, Shemsije Tiganin, Hatifete Raçin dhe Hajrije Krasniqin, organizuan program artistik për nder të Ditës së
Flamurit, në të cilin morën pjesë shumë nxënës të të gjitha klasëve dhe gjeneratave.
Programi filloi me himnin e Kosovës dhe himnin kombëtar.
Mirëseardhje prindërve dhe mysafirëve të tjerë ju uroi zëvendësdrejtori i shkollës Ahmet Oguz, si dhe jua uroi festën e flamurit.
Programi vazhdoi me tingujt e bukur të valles me motive arbëreshe dhe pastaj vazhdoi me këngën e bukur për Shqipërinë dhe me vargjet e fuqishme të Gjergj Fishtes për flamurin kombëtar.

More photos


Një pikë interesante e programit ishte edhe historiku i flamurit kombëtar i punuar nga nxënësja e kl së 12 B, Fiona Polloshka dhe videoprojekti për veshjet tradicionale shqiptare i punuar po ashtu nga nxënësja e kl 12 B, Andrra Berisha.
Gjatë programit u shpërblyen edhe tre nxënësit fitues të garës për esenë më të mirë, e cila u organizuar për nder të festës së flamurit.
Shpërblime morën edhe nxënësit të cilët gjatë muajit shtator dhe tetor i prezentuan veprat letrare.
Me mirënjohje dhe shumë falenderime u shpërblyen edhe të gjithë nxënësit e kl 12A, të cilët ishin të parët në aktivitetin e bamirësisë, i cili u organizua gjatë muajit tetor.
Për të gjitha mirënjohjet e nxënësve u kujdes zëvendësdrejtori i shkollës, Ahmet Oguz dhe prof. e gjuhës shqipe Lirie Zeqiraj.
Programi vazhdoi me këngë dhe valle të tjera ritmike dhe shumë të bukura.
Një ngjarje tjetër shumë interesante dhe e këndshme, që e bëri këtë festë shumë të veçantë dhe madhështore ishte ekspozita e vlerave dhe kulturës tradicionale shqiptare, e shoqëruar edhe me shtrimin e dy sofrave me ushqime nga më të ndryshmet të kuzhinës tradicionale shqiptare.
Për këtë aktivitet të bukur u kujdesën nxënësit bujarë dhe shumë kreativ të klasës 12A,
bashkë me kujdestaren e klasës Lirie Zeqiraj.
Programi u përmbyll me tortën tradicionale me formën dhe ngjyrën e flamurit kombëtar.
Në program morën pjesë zëvendësdrejtorët dhe të gjithë profesorët e shkollës sonë.