Mbrëmje Artistike e Klasës 9C

9c_ClassNightNë kuadër të aktiviteteve të shkollës “Mehmet Akif” në Lipjan, klasa 9 C e hapi mbrëmjen e parë artistike, organizim ky që do të vazhdojë edhe me klasët e tjera të nënta dhe të dhjeta.

Me organizim të profesoreshës së Gjuhës shqipe, Shemsije Tigani dhe me mbështetjen e kujdestares së klasës prof. Valdete Beqiri, klasa 9C mbajti një mbrëmje të bukur artistike para prindërve dhe të ftuarve të tjerë. Fjalimin përshëndetës e bëri zëvendës drejtori z. Ahmet Oguz, duke vazhduar pastaj me programin artistik. Në këtë program nxënësit shfaqën prirjet e tyre në videoprojekte, recitim, aktrim, vallëzim dhe muzikë.

More photos

Gjithë mbrëmja u përshkua nga një atmosferë e ngrohët dhe u përcoll me emocione nga të gjithë. Prindërit u ndanë të kënaqur me organizimin duke e uruar prof. Shemsije për punën e palodhshme që ka bërë me fëmijët e tyre.

Me këtë rast falënderojmë kryetaren e aktivit të Gjuhës shqipe prof. Lirie Zeqiraj për përkrahjen, gjithashtu falënderojmë edhe zv. Ahmet Oguz, zv. Hasan Huseyin Gunakan, zv. Ibrahim Sevimli, zv. Gokhan Aydemir, prof. Ibrahim Can Korkut dhe prof. Flora Vokshi.