Information for Kosova Mathematics Olympiad 2014

MathsOlympiadThe final of Kosova Mathematics Olympiad 2014 will be held in our school on March 2nd, Sunday at 9 o’clock.

  • Regjistrimi i garuesve do të bëhet nga ora 9:00-10:00 në lokalet e Kolegjit “Mehmet Akif”, në fshatin Banullë ,K.K. Lipjan.

 

  • Ceremonia e Hapjes mbahet nga ora 10:00–10:30. Në Ceremoni janë të ftuar përfaqësues nga MASHT-i dhe të FSHMN-së.

 

  • Testi i OMK 2014 zgjat tri orë dhe fillon në orën 11:00.

 

  • Në orën 14:00 garuesit ftohen në lokalet e Kolegjit “Mehmet Akif”, ku do të drekojnë gjersa presin që testet e tyre të fotokopjohen dhe kopjen ta marrin me vete. Me këtë rast garuesve do tu ndahen Mirënjohjet për pjesëmarrje.

 

  • Zgjidhjet e detyrave nga testet e OMK-së do të shpallen në uebfaqen e Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës (www.ksmath.org) jo më larg se të martën, më 4 mars 2014, para orës 12:00.

 

  • Rezultatet preliminare të testeve do të shpallen në uebfaqen www.ksmath.org, të mërkuren, më 5 mars 2014, para orës 12:00.

 

  • Kërkesat për rishqyrtim/korrektim të vlerësimit të testit tuaj mund të bëhen me shkrim, duke e dërguar një email në adresën secretary@ksmath.org dhe kbllaca@gmail.com deri të enjten, më 6 mars 2014, në orën 12:00. Në kërkesë duhet ta specifikoni detyrën(at) që kërkoni të rivlerësohet(n) dhe numrin e pikëve që mendoni se duhet t’i merrni në atë(o) detyrë(a).

 

  • Më datën 8 mars 2014, në uebfaqen e mësipërme, do të shpallen rezultatet përfundimtare të OMK 2014.

 

  • Më datën 9 mars 2014 do të mbyllja e OMK-2014 dhe do të ndahen diplomat dhe  shpërblimet për tri vendet e para për secilën klasë 9-12, si dhe mësimdhënësit e tyre të matematikës. Shpërblimet: 200, 150, dhe 100 EUR, respektivisht. Mbyllja e OMK-2014 do të bëhet në lokalet e FSHMN-së në Prishtinë.

 

  • Ekipi i Kosovës për IMO 2014: Fituesit e pesë vendeve të para të secilës klasë 9-12 nga OMK 2014 do ti nënshtrohen  Testi përzgjedhës nga i cili do të përzgjedhen 6 garuesit që do ta përfaqësojnë Kosovën në IMO 2014 në Cape-Town të Afrikës së Jugut do të mbahet më 30 mars 2014 (ditë e diele) në lokalet e FSHMN-së në Prishtinë.

 

  • Sponsori: Olimpiada mundësohet përmes kontributit bujar të kolegjit “Mehmet Akif”.