Ndotja e Mjedisit në Kosovë

geographyDuke pas parasysh rëndësinë e një ambient të pastër, rolin dhe efektin e tij në jetën dhe shëndetin e njeriut si dhe rëndësia e edukimit dhe vetëdijesimit të gjeneratave të reja po edhe të popullatës në përgjithësi, në shkollën tonë në kuadër të organizimeve nga lënda e Gjeografisë , u mbajt një takim  mes nxënësve të klasave të 10-ta dhe 11-ta ku u diskutua për ndotjen e mjedisit në Kosovë dhe ndikimin e tij në shëndetin e njeriut.

more photos

Dy nga nxënësit e dalluar nga klasat e 10-ta;  Gëzim Rushiti-10E dhe Sejdi Mulliqi-10D, prezantuan të dhëna rreth gjendjes së mjedisit në Kosovë duke analizuar gjendjen e ajrit, tokës dhe ujërave.

Një prezantim i përgatitur  dhe i prezantuar në mënyrë mjaft profesionale që përveç të dhënave rreth gjendjes së ambientit në vendin tonë u dhanë edhe ide se si do të mund të parandalohej degradimi i mëtutjeshëm i mjedisit  dhe intervenimi për të sanuar demet aktuale.

Prezantimi i dy nxënësve të lartpërmendur u përmbyll me një thënie mjaft domethënëse “Një komunitet i arsimuar-një ambient i shëndoshë”