Program Kulturor me Klasën 9B dhe 9A

9A-B_ClassNightTraditën e organizimit të programeve kulturore në kuadër të shkollës sonë e vazhdoi klasa 9B dhe 9A duke prezantuar para prindërve dhe të ftuarve të tjerë pika të ndryshme artistike; këngë, valle, poezi, pika humoristike si dhe video projekt ku u prezantua historiku i pavarësisë së Kosovës.

Me organizim të profesoreshës së Gjuhës shqipe prof. Shemsije Tigani dhe me punën  e palodhshme të nxënësve të gjithë të pranishmit u ndanë të kënaqur me krejt çka shfaqen nxënësit e të dy klasave 9B dhe 9A.

more photos

Mbrëmja u përmbyll me ndezjen e qirinjve mbi tortë dhe një kënge të kënduar nga të dy klasat.