Olimpiada e Gjashtë e Matematıkës në Kosovë

math_olympiad_2014Të dielën, më 2 mars, është mbajtur Olimpiada e gjashtë e Matematikës në Kosovë, të cilën e organizoi Shoqata e Matematikanëve të Kosovës.
Olimpiada është mbajtur në Kompleksin e Kolegjit “Mehmet Akif” në Lipjan.Në këtë Olimpiadë kanë marrë pjesë 270 nxënës të klasëve të 9-ta, 10-ta,11-ta dhe 12-ta.
Kryetari i Shoqatës z. Qamil Haxhibeqiri, i cili e mbajti një fjalim rasti në hapjen e olimpiadës , në mes tjerash falënderoi edhe Kolegjin “Mehmet Akif” për mbështetjen që ka dhënë në realizimin e këtij organizimi.
Rezultatet dhe shpërblimet do të jepen më 9 mars, në sallën e Universitetit të Prishtinës.

more photos