Java E Gjeografisë

DSC_0320Në vazhdën e aktiviteteve në shkollën tonë u mbajt edhe Java e Gjeografisë, ku gjatë kësaj jave u organizuan aktivitete të ndryshme me nxënësit e shkollës sonë.
Një nga aktivitetet ishte edhe organizimi i debateve diskutuese gjatë orëve të mësimit në disa klasë të ndryshme, ku si temë diskutimi ishte veprimtaria e njeriut sot dhe ndikimi i tij në planetin tonë.

more photos


Në kuadër të kësaj jave u mbajtën edhe garat e diturisë, fillimisht mes klasave të së njëjtës gjeneratë dhe fitues dolën; për klasat e nënta fitoi 9A (Ideal Bislimi, Donat Salihu, Rinor Ukshini), për klasat e dhjeta fitoi 10B (Brisilda Osmani, Eldiona Suliqi, Fisnik Perquku), për klasat e njëmbëdhjeta 11A (Delina Telaku, Okarina Gorani, blerta Gjinolli). Për klasat e 12 fitoi 12D (Lyra Çela, Dritero Bajrami, Premtim Shaqiri). Po ashtu disa nxënës përmes punimeve të ndryshme të ekspozuara përcollën një mesazh sensibilizues dhe edukues për resurset e planetit Tokë dhe rëndësinë e shfrytëzimit racional të tyre.
java e Gjeografisë u përmbyll me dhënien e certifikatave për nxënësit garues dhe pjesëmarrës në aktivitetet e organizuara.