Ndihmojmë Omerin

help_omerNë kuadër të aktiviteteve bëmirëse në shkollën tonë, u mbajt edhe panairi ushqimor një ditor nga klasa e 10 D. Nxënësit u treguan shumë entuziast rreth organizimit të këtij panairi duke treguar konsideratë të lartë për qëllimin madhor të saj. E kështu i begatuan tryezat me ushqime tradicionale e moderne, të përgaditura në shtëpi. Këto ushqime iu shitën në menzë, me cmime të arsyeshme nxeneseve dhe stafit te shkollës, kurse të gjithë te hollat e grumbulluara u dedikuan per shërimin e Omerit të vogël. Në fund të gjithë nxënësit e kësaj klase dhe kujdestarja e tyre Shemsije Tigani, u shprehën shumë të kënaqur me rezultatin e panariti, dhe u dakorduan se veprimtari me qëllime të tilla duhej të organizoheshin më shpesh.

more photos