Promovimi i dijes dhe shkencës

PromovimiDijesNë kuadër të javës së Filozofisë dhe Psikologjisë në Kolegjin tonë janë mbajtur një varg aktivitetesh të organizuara nga Prof Arbër Ymeri me një numër të caktuar të nxënëseve. Aktivitetet kanë përfshirë ligjërata, debate, gara, anketa që si rezultat i tyre u dëshmua edhe njëherë se nxënësit tanë janë të përgatitur jashtëzakonisht mirë në promovimin e dijës.
Nisja e këtyre aktiviteteve filloj me një prezantim mbi rolin dhe definicionin e filozofisë nga nxënësia e klasës 11 D Aurela Restelica, mënyra e prezantimit të saj ishte mjaftë interesante ku me këtë krijoi një ambient të përshtatshëm në atë mënyrë sa pati edhe një përfshirje të audiencës në këtë temë.

more photos


Mbajtja e garave në lëndën e Psikologjisë ishte pjesë tjetër e rëndësishme në këto aktivitete, ku u përfshin të gjitha klasët e 11-ta. Duke bërë përzgjedhjen e klasës më të mirë, atëherë vendin e parë e morri klasa e 11 F me nxënëset Erina Kida dhe Sara Kuleta.
Mbajtja e dy prezantimeve tjera nga nxënësit e klasës 11-A Rita Ejupi dhe Aid Sopjani për temën Sinestezia si dhe nxënësit e klasës 11 C Drijon Hasani, Vigan Qazimi dhe Blenda Zhugulli për një temë mjaftë interesante mbi profilet e nxënëseve, bënë që salla e prezantimit të jetë e mbushur me nxënës dhe profesor.
Si pjesë e këtyre aktiviteteve u mbajt edhe një anketë mbi çështje e moralit të abortit ku u përfshin një numër i vogël i nxënësve dhe pas rezultateve të kësaj ankete doli një debat jashtëzakonisht shkencor dhe filozofik. Nxënësit e klasës 11 F Flokart Blaku, Ariana Sllamniku dhe Erza Gucati ishin përgatitësit e kësaj ankete dhe organizuesit e debatit.