Takimi me ministrin e arsimit z. Ramë Buja

r_buja2014Me datën 15.05.2014 drejtori i shkollës Yusuf Karabina dhe nxënësit Arrita Beqa, Deniza Peja fitueset e medaljes së artë në olimpiadën shkencore I-SWEEEP 2014 në Amerikë, Bardha Azemi dhe Zana Demiri fitueset e medaljes së argjendtë në olimpiadën shkencore GCIEPO 2014 në Kenia dhe Behar Hyseni dhe Drijon Hasani fituesit e medaljes së artë në olimpiadën shkencore ISPrO 2014 në Indonezi, vizituan ministrin e arsimit z. Ramë Buja.
Drejtori Yusuf Karabina e informoi ministrin për sukseset dhe medaljet e fituara nga nxënësit e shkollave tona në gara të ndryshme ndërkombëtare. Poashtu theksoi se edhe tri grupe të tjera do të garojnë në gara ndërkombëtare brenda këtij viti dhe se pret që të kthehen nga atje me medalje të arta.
Ministri Buja tha se rezultatet e këtyre nxënësve flasin më së miri për rëndësinë që po i kushtohet arsimimit cilësor dhe shprehu kënaqësinë për suksesin e shkollës sonë dhe e vlerësoi punën e realizuar.

more photos