Vazhdon Tradita e Sukseseve në Amerikë

i-sweeep2014HOUSTON, USA I-SWEEEP 2014 (International Sustainable World Energy Engineering Environment Project Olympiad)
Nxënësit Arrita Beqa dhe Deniza Peja u nderuan me medalje të artë në olimpiadën shkencore I-SWEEEP (International Sustainable World Energy Engineering Environment Project Olympiad) që është mbajtur në Amerikë e ku konkurronin nxënësit e shumë shteteve të botës poashtu edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në olimpiadën I-SWEEEP dy nxënësit e Kolegjit Mehmet Akif e kanë fituar medaljen e artë përmes projektit në lëmin e ambientit në olimpiadën e organizuar në Amerikë. Nxënësit Arrita Beqa dhe Deniza Peja prezantuan projektin e tyre “Usage of fish manure as a fertilizer” dhe janë shpërblyer me medaljen e artë.
Nxënësit Rrona Dushi dhe Jehona Dushi me projektin “Removal of toxic metals from water by using pumpkin seeds” dhe Arbana Behluli e Blerta Gjinolli me projektin “Adsorption of Cu (II) and Pb (II) ions in Goshica clay in natural form” poashtu kanë marrë pjesë në olimpiadën I-SWEEEP dhe janë shpërblyer me medalje të bronztë.

more photos (I-SWEEEP)

gciepo2014KENIA, AFRICA GCIEPO 2014 (Golden Climate International Environmental Project Olympiad)
Ndërsa nxënësit Bardha Azemi dhe Zana Demiri përfaqësuan Republikën e Kosovës në Olimpiadën Ndërkombëtare Golden Climate International Environmental Project Olympiad (GCIEPO) e cila organizohet në Kenia (Afrikë).
Nxënësit tanë Bardha Azemi dhe Zana Demiri me projektin “Adsorption Of Cr 6 Ions From The Waste Of Leather Tanning Process Through The Use Of Ferronickel Slag” kanë marrë pjesë në olimpiadën GCIEPO dhe janë shpërblyer me medalje të argjentë.

more photos (Golden Climate)