Edhe Një Medalje e Artë, Kësaj Radhe Nga Rumania

Zëri i artë i Anita Sylës solli medaljen e artë

Nxënësja e shkollës International School of Prishtina (ISP) Anita Syla, me zërin e saj mahnitës në Olimpiadat Ndërkombëtare të Gjuhës turke, në kategorinë për Këndim, ia solli Kosovës edhe një medalje të artë.
Në këtë garë e cila është mbajtur më 15 qershor, në Bukuresht të Rumanisë kanë marrë pjesë 185 vende nga mbarë bota.
Në tre ditët e ardhshme Anita Syla do të jetë pjesëmarrëse në programe të ndryshme që do të mbahen në qytete të ndryshme të Gjermanisë.

more photos