Olimpiada e gjuhës shqipe

Garë për këngëtarin, recituesin dhe aktorin më të mire në kolegjin “Mehmet Akif” në Lipjan

Aktivi profesional i gjuhës shqipe, nga data 20 tetor, e shpall garën për zgjedhjen e këngëtarit, recituesit dhe aktorit më të mirë të kolegjit “Mehmet Akif” në Lipjan. Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë nxënësit nga klasa e 10-të deri tek e 12-ta. Paraqitja për pjesëmarrje duhet të bëhet në kabinetin e gjuhës shqipe A2 te prof. Shemsije Tigani. Nxënësit kanë të drejtë të konkurojnë me këngë, recitime dhe tekste në gjuhën shqipe, të përzgjedhura nga Aktivi i gjuhës shqipe. Listat e këngëve dhe poezive do t’i marrin në momentin e paraqitjes për konkurim.

Gara do të zhvillohet në tri faza:

  • Faza e parë – më 30 dhe 31 tetor prezentimi i parë para jurisë – përzgjedhja.
  • Faza e dytë – më 13 dhe 14 nëntor gjysmëfinalja- rrethi i ngushtë.
  • Faza e tretë – më 25 nëntor – finalja – fituesit- vendi i parë, i dytë dhe i tretë.

Juria do të përfaqësohet nga profesionistë për të gjitha kategoritë e garës. Për aktorin më të mirë nxënësit mund të konkurojnë edhe në grupe në formë skeqesh, monologu humoristik apo edhe në zhanrin e dramës së shkurtër ose të gjatë deri në 10 min- me temë humori. Tekstet ose skenarët mund t’i sjellin dhe t’i gjejnë vetë, por së pari duhet ta bashkëbisedojnë me prof. përkatës të gjuhës shqipe. Gara më tutje do të vazhdojë ndërmjet të gjitha shkollave të tjera të Gulistanit, por edhe me shkollat tjera të Kosovës. Skeçet më të mira, ose dramat e shkurtëra do të përgatiten në formë programi, duke u plotësuar me këngët dhe recitimet më të mira dhe do të shfaqen gjatë vitit në Teatrin Kombëtar të Prishtinës si dhe në Teatrin e Gjakovës, Gjilanit, Prizrenit dhe Pejës.

Ju urojmë sukses!