28 Nëntor

Kolegji “Mehmet Akif” në Lipjan, shfaqi një program artistik për nder të 28 Nëntorit, festës së Pavarësisë së Shqipërisë. Kjo festë u organizua nga profesoresha e gjuhës shqipe Hajrije Krasniqi në bashkëpunim me profesoreshat Hatifete Raçi, Labinota Dervishi, dhe në mbështetje të madhe të drejtorit të shkollës Hakan Colaker si dhe zv. drejtorit Gokhan Aydemir.
Në program ishin të pranishëm shumë prindër, drejtori i shkollës Mustafa Erdem, Yusuf Karabina, zv. drejtorët, shumë profesorë të shkollës dhe nxënës.
Atmosferën e gjallëroi vallja e Bareshës e realizuar nga nxënësit e klasës 12 E, prezentimi i aktiviteteve të ndryshme të organizuara nga kolegji Mehmet Akif, i përgatitur nga nxënësi Bedredin Celina.
Programi vazhdoi me shfaqjen e komedisë ” Vëllëzëri e Interes”, nga nxënësit e klasës 12 C. Komedia u shikua me shumë interesim dhe është mirëpritur nga të gjithëprindërit të cilët u mahniten nga organizimi i një programi të tillë dhe ishin të lumtur që fëmijët e tyre i vijojnë mësimet në kolegjin Mehmet Akif.
Festa u përmbyll me një koktej, të cilin e organizoi drejtori i shkollës në shenjë respekti për prindërit dhe festës së Flamurit.

more photos