Koha e Librit

Tetori – muaji i prezentimit të veprave letrare

Më datën 28.10.2014, në kolegjin Mehmet Akif, Banullë u mbajtën prezantimet e disa veprave letrare të parapara në planprogramin mësimor. Salla e konferencave ishte hapësirë e përzgjedhur për prazantimin e veprave.
Puna e palodhshme e nxënësve me ndihmën e arsimtareve të Gjuhës shqipe Hajrije Krasniqi, Hatifete Raçi, drejtorit Hakan Colaker, zv.drejtorëve Gokhan Aydemir, Mehdi Gashi ishte arsyeja e një prezantimi të suksesshëm.

more photos


Nxënësit që prezentuan : Aulona Hoxha , Florent Bajrami, Genc Qerimi, Rina Sadiku- 12A, romani “Gjarpërinjtë e gjakut”, Adem Demaçi,
Anesa Krasniqi, Gentiana Ratkoceri, Ereza Berisha, Elza Gashi 12B- romani SIKUR T’ISHA DJALË, Haki Stërmilli.
Arbana Behluli, Diellona Murati, Rina Bardoniqi, Vjosa Halimi, Vigan Qazimi 12C romani “Hasta la vista” , Petro Marko.
Bedredin Celina, Bardha Kika, Beltina Shahini, Fëllënza Mikullovci, Sheval Shaqiri romani Gremina e dashurisë, Mustafa Greblleshi
Jona Jaha, Aulona Sadiku, Renea Cana, Urtina Zeka 12E – romani SIKUR T’ISHA DJALË, Haki Stërmilli.
Dua Shala, Paulina Behluli, Elza Hasani, Sokol Kelmendi 12 E romanin “Lulja e Kujtimit”, Foqion Postoli
Sara Kuleta, Erina Kida, Ariana Slllamniku, Flokart Blaku, Erza Gucati 12F romanet: “Anna Karenina”, Leo Tolstoy , ” Lahuta e malcís”, Gjergj Fishta, “Procesi”, Franz Kafka, ” Xha Gorio”, Honoré de Balzac
Rron Ymeri, Renata Bajrami, Urall Verbica, Ilir Berisha 12G vepra “Dr. Gjilpëra”, Faik Konica
Lum Kastrati, Halil Halili, Diara Bajrami, Erblin Kryeziu 12G, romani “Gjarpërinjtë e gjakut”, Adem Demaçi,
Eriona Zuka, Adea Ademi, Arta Zeqiri, Blondi Uka 12G romani Gremina e dashurisë, Mustafa Greblleshi

Erëmira Zeqiraj, Enkelejda Aliu, Flaka Isufi, Agnesa Uka, Uron Svirca 12G, romanin “Lulja e Kujtimit”, Foqion Postoli
Leonard Kastrati, Elira Kryeziu, Florentina Uka, Visar Mehaj, Kaltrina Qorrolli 10F vepra “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, Shtjefën Gjeçovi
Përkushtimi I fjalëve të librit u kuptua nga ndjenjat dhe emocionet që përcollën nxënësit. Të gjitha prezentimet ishin përgatitur me shumë përkushtim nga nxënësit, por me ndihmën e madhe të të gjitha profesoreshave të gjuhës shqipe, prandaj edhe dolën me shumë sukses.
Edhe pse nxënësit e shkollës sonë i ndjekin mësimet në drejtimin shkencor, prezentimet dinjitoze të veprave letrare na bëjnë të besojmë se këta nxënës kanë një kulturë të të lexuarit, të shprehurit dhe të vlerave artistike në përgjithësi.
Të gjithë nxënësit të cilët prezentuan u shpërblyen me mirënjohje nga drejtori I shkollës Hakan Colaker , me qëllim që nxënësit të lexojnë sa më shumë!
Me këtë aktivitet, nxënësit e kolegjit Mehmet Akif kanë një porosi për të gjithë: Leximi është çelësi i suksesit.