Mbipopullimi i Botës Nga Kendveshtrimi i Një Hulumtimi

Një nder elementet e mësimit bashkëkohorë është edhe nxënësi në rolin e hulumtuesit dhe pikërisht duke dashur të transmetohet kjo shprehi e të mësuarit tek nxënësit, në shkollën tonë u organizua një takim mes disa nxënësve të përzgjedhur nga klasat 10, 11 dhe 12. Ishin rezultatet e hulumtimit të realizuar nga nxënës të klasës 11A; Anila Deva, Ilir Deva, Eros Qerimi që i parapriu pastaj diskutimit dhe shfaqjes së ideve të ndryshme dhe nxiti kureshtjen e nxënësve rreth temës së parashtruar.
Nxënësit në fjalë të klasës 11A, prezantuan rezultatet e mbledhura nga burime të ndryshme për temën me titull “Bota dhe popullsia” ishte një prezantim mjaft serioz dhe atraktiv, punim më një strukturë të ideuar të një niveli mjaft të lartë. Nxënësit prezantuan të dhëna me fakte mjaft interesante rreth mbipopullimit dhe efekteve që mund të ketë për Botën. Ideja e takimit ishte që nxënësit të përvetësojnë punën në grupe dhe të marrin njohuri për mënyrën e hulumtimit dhe të prezantimit para auditoriumit të caktuar, natyrisht duke ju lënë hapësirë edhe pjesëmarrësve të tjerë për të kontribuar me idetë e tyre në zhvillimin e një debati interaktiv .
Ky organizim u udhëheqë nga profesoresha e Gjeografisë Valdete Beqiri, ndërkaq gjatë realizimit të tij një kontribut të rëndësishëm në procesin vlerësimit dha edhe zëvendësdrejtori Mehdi Gashi.

more photos