Promovimi i kreativitetit në formë prezantimi

Përveç plan programit të obliguar në lëndën e Filozofisë dhe Psikologjisë, ka dy javë që në kabinetin e këtyre dy lëndëve  po zhvillohet një maratonë e prezantimeve të projekteve ku nxënësit po shfaqin interesim të vazhdueshëm dhe po tregohen jashtëzakonisht kreativ.

Prezantimet po mbahen me të gjitha klasët e 11-ta, duke i përfshirë të gjithë nxënësit.  Mënyrat e prezantimit po janë shumë të tërheqëse sepse nxënësit kanë zhvilluar aftësinë e intereaktivitetit në bazë të së cilës po nxiten debate të mirëfillta shkencore dhe filozofike. Në Filozofi temat kryesore që po zhvillohen janë: Etika dhe morali; Religjioni dhe Zoti; Shteti dhe Pushteti; Politika dhe morali; Gjykimi dhe mendimi; Problematika e historisë; Njohja dhe arsyeja, etj. Ndërsa në Psikologji temat që po nxisin më shumë interesim janë: Paragjykimet dhe sterotipet; Identiteti gjinor; Emocionet; Motivacioni; Çrregullimet psikologjike; Gënjeshtrat; Personaliteti; Gjendjet e ndryshuar të vetëdijes; Stresi, etj.

Natyrisht që ne nuk do ndalemi me kaq, në muajt e ardhshëm planifikojmë të organizojmë edhe aktivitete  tjera duke përfshirë javën e Filozofisë dhe Psikologjisë si dhe mysafirë nga jashtë.
Mësimdhënës: Arbër Ymeri

more photos