Vizitë Falënderuese e Nxënësve Tonë për Ambasadën Gjermane

Në vitin e kaluar grupi folklorik i Kolegjit “Mehmet Akif” në Gjakovë dhe nxënësja jonë në ISP, Anita Syla kanë marrë pjesë në Festivalin Gjuhësor dhe Kulturor të mbajtur në Romani dhe në Gjermani.Anita Syla në këtë festival e zuri vendin e parë në kategorinë e këndimit.

Në shenjë falënderimi ndaj Gjermanisë si nikoqire e këtij festivali madhështor zv.Drejtor i përgjithshëm Yusuf Karabina dhe një grup i nxënësve tonë vizituan Ambasadoren Angelika Viets në Prishtinë.

Gjatë takimit Anita Syla e këndoi këngën me të cilën e ka zënë vendin e parë dhe njëkohësisht iu bë ftesë Ambasadorës Viets, që ta vizitojë shkollën tonë.

Ambasadaorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Prishtinë, znj.Angelika Viets u shpreh e kënaqur për vizitën dhe poashtu premtoi se së shpejti do të jetë mysafire e shkollës sonë.