Monthly Archives: January 2015

Ceremonia e Dhënies së Shpërblimeve MACPRO 2015

Me rastin e dhënies së shpërblimeve për Olimpiadën MACPRO 2015 e cila u mbajt sot në lokalet e Kolegjit “Mehmet Akif” në Lipjan, ne mesin e shumë prindërve dhe mysafirëve të tjerë ishin edhe Drejtori i Përgjithshëm i Institucioneve Arsimore “Gulistan” z.Mustafa Erdem, Ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor Ferit Agani, Përfaqësuesi i Arsimit Privat në MASHT Osman Shahini, përfaqësuesit e Drejtorisë së Arsimit të Prishtinës si dhe Drejtori Gjeneral i RTK-së Mentor Shala.
Në sallën e mbushur me plot mysafirë zv.Drejtori i Përgjithshëm, Përgjegjësi për Arsim i Kolegjeve tona z.Yusuf Karabina pos tjerash tha:“ Premtimi ynë ndaj prindërve qe nga fillimi e deri më sot ka qenë se, njohuritë e fituara në shkollat tona nuk do të jenë vetëm teorike por edhe praktike. Fituesit e MACPRO 2014 kanë marrë pjesë në gara të ndryshme ndërkombëtare të mbajtura në Amerikë, Turqi, Holandë, Keni, Indonezi, Rumani etj. dhe kanë sjellë në Kosovë gjithsej 52 medalje, 10 prej të cilave janë medalje të arit. Me MACPRO 2015 synojmë që nxënësit tanë ta dyfishojnë numrin e medaljeve që do të marrin në gara të ndryshme ndërkombëtare gjatë këtij viti.”
MACPRO 2015 është e dyta më radhë dhe kanë marrë pjesë 260 nxënës me 149 projekte të përgatituara nga vetë nxënësit nën vëzhgimin e mësimdhënësve.

MACPRO 2015 Finalists

Finalist for MACPRO 2015 are announced.

Click here to see the list

Kryetari i Komunës së Podujevës e vizitoi Kolegjin “Mehmet Akif”

Kryetari i Komunës së Podujevës z.Agim Veliu e vizitoi Kolegjin tonë “Mehmet Akif” në Lipjan.
Zotëri Veliu u prit nga  këshilltari i  instuticioneve Arsimore “Gulistan” z.Alush Ergini dhe nga drejtori i shkollës. Hakan Çolaker, të cilët fillimisht e njoftuan kryetarin me sistemin e arsimit në institucionet e “Gulistanit”. Pastaj nga kryetari Veliu u vizituan edhe kabinetet dhe ambientet shkollore dhe me këtë rast pati mundësi që ta shohë se si zhvillohet procesi mësimor dhe gjithashtu të bisedojë dhe të takohet edhe me nxënësit e shkollës.
Kryetari Veliu një takim të veçantë e pati me nxënësit e dalluar dhe ata që kanë marrë pjesë në gara dhe olimpiada dhe të cilët e kanë përfaqësuar Kosovën në gara ndërkombëtare.Gjatë bisedës është informuar edhe për projektet dhe përgatitjet e tyre, për pjesëmarrje në gara dhe olimpiada të ndryshme që do të mbahen gjatë këtij viti shkollor nëpër botë.

Nxënësit e shkollës sonë i quajti të priviligjuar që i ndjekin mësimet në këtë ambient me kabinete dhe kushte shumë të mira, por edhe i këshilloi që të mësojnë sa më shumë dhe të arrijnë suksese të larta në mësime dhe në jetë.

more photos

Ministri Agani Priti Përfaqësuesin e Institucioneve Arsimore “Gulistan”

Delegacioni i kryesuar nga drejtori gjeneral i Institucioneve Arsimore “Gulistan” z. Mustafa Erdem vizitoi Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z. Ferid Agani.

Në këtë takim, z. Erdem e njoftoi ministrin për punën dhe angazhimet e kolegjeve në arsimimin e brezave të rinj dhe implementimin e standardeve dhe metodologjive moderne në procesin arsimor, ku përfitues më të mëdhenj janë nxënësit e Kosovës. Drejtori, gjithashtu e informoi ministrin edhe për sukseset dhe medaljet e fituara nga nxënësit e shkollave tona në gara të ndryshme brenda dhe jashtë vendit . Po ashtu është biseduar edhe për bashkepunimin midis Ministrisë dhe Kolegjeve pikërisht në fushën e mjedisit.

Vizitë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami  e priti në takim drejtorin e përgjithshëm të Institucioneve Arsimore “Gulistan” z.Mustafa Erdem.

Z.Erdem fillimisht ia uroi ministres Bajrami detyrën e re, dhe më pastaj  e njoftoi ate për procesin mësimor që zhvillohet në Kolegjet “Mehmet Akif”. Gjatë bisedës ministrja theksoi se kaherë ka njohuri për këto Kolegjet, si dhe  për sukseset e nxënësve tanë. Po ashtu u përmendën edhe arritjet e larta në  përfaqësimin e Kosovës nga nxënësit tanë në garat e ndryshme ndërkombëtare dhe kontributi i dhënë në keto gara te dijes.