Ceremonia e Dhënies së Shpërblimeve MACPRO 2015

Me rastin e dhënies së shpërblimeve për Olimpiadën MACPRO 2015 e cila u mbajt sot në lokalet e Kolegjit “Mehmet Akif” në Lipjan, ne mesin e shumë prindërve dhe mysafirëve të tjerë ishin edhe Drejtori i Përgjithshëm i Institucioneve Arsimore “Gulistan” z.Mustafa Erdem, Ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor Ferit Agani, Përfaqësuesi i Arsimit Privat në MASHT Osman Shahini, përfaqësuesit e Drejtorisë së Arsimit të Prishtinës si dhe Drejtori Gjeneral i RTK-së Mentor Shala.
Në sallën e mbushur me plot mysafirë zv.Drejtori i Përgjithshëm, Përgjegjësi për Arsim i Kolegjeve tona z.Yusuf Karabina pos tjerash tha:“ Premtimi ynë ndaj prindërve qe nga fillimi e deri më sot ka qenë se, njohuritë e fituara në shkollat tona nuk do të jenë vetëm teorike por edhe praktike. Fituesit e MACPRO 2014 kanë marrë pjesë në gara të ndryshme ndërkombëtare të mbajtura në Amerikë, Turqi, Holandë, Keni, Indonezi, Rumani etj. dhe kanë sjellë në Kosovë gjithsej 52 medalje, 10 prej të cilave janë medalje të arit. Me MACPRO 2015 synojmë që nxënësit tanë ta dyfishojnë numrin e medaljeve që do të marrin në gara të ndryshme ndërkombëtare gjatë këtij viti.”
MACPRO 2015 është e dyta më radhë dhe kanë marrë pjesë 260 nxënës me 149 projekte të përgatituara nga vetë nxënësit nën vëzhgimin e mësimdhënësve.

Ministri Agani i cili ua dha medaljet nxënësve të suksesshëm i përgëzoi Kolegjet”Mehmet Akif” , prindërit dhe nxënësit për punën e tyre të palodhshme dhe u tha nxënësve” Kosova ka nevojë për gjenerata të reja dhe të suksesshme dhe ju jeni e ardhmja e Kosovës.”
Komisioni i ka vlerësuar dhe renditur projektet e prezentuara për të cilat janë ndarë shperblimet sipas meritës:
a- Medalje të arit për 20% të projekteve pjesëmarrëse dhe nga 50 euro për secilin nxënës
b- Medalje të argjendtë për 30% të projekteve që vijojnë në listë
c- Medalje të bronztë për 30% të projekteve në vazhdim të listës
d- Ndërsa 20% i projekteve të mbetura u vlerësuan nga juria për pjesëmarrje.

Programi i përgatitur me pika muzikore, folklorike dhe një eksperiment i demonstruar në skenë u pritë shumë mirë nga mysafirët.
Programi përfundoi me ndarjen e shpërblime dhe me një koktel rasti i organizuar për mysafirët.