Ministri Agani Priti Përfaqësuesin e Institucioneve Arsimore “Gulistan”

Delegacioni i kryesuar nga drejtori gjeneral i Institucioneve Arsimore “Gulistan” z. Mustafa Erdem vizitoi Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z. Ferid Agani.

Në këtë takim, z. Erdem e njoftoi ministrin për punën dhe angazhimet e kolegjeve në arsimimin e brezave të rinj dhe implementimin e standardeve dhe metodologjive moderne në procesin arsimor, ku përfitues më të mëdhenj janë nxënësit e Kosovës. Drejtori, gjithashtu e informoi ministrin edhe për sukseset dhe medaljet e fituara nga nxënësit e shkollave tona në gara të ndryshme brenda dhe jashtë vendit . Po ashtu është biseduar edhe për bashkepunimin midis Ministrisë dhe Kolegjeve pikërisht në fushën e mjedisit.