Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Priti Nxënësit e Kolegjit “Mehmet Akif”

Ministri i Arsimit, Zotëri Arsim Bajrami u takua me përfaqësuesit e Institucioneve Arsimore “Gulistan” dhe nxënësit e Kolegjit “Mehmet Akif”.

Drejtori i Përgjithshëm Z.Mustafa Erdem pasi ia uroi detyrën  ministrit të arsimit Z. Arsim Bajramit, më tej i foli   për organizimin e procesit edukativo-arsimor të institucioneve tona. Gjatë bisedës ministri tha se   e njeh veprimtarinë e shkollave tona në  Kosovë si dhe  suksesin e arritur të nxënësve nëpër institucionet tona. Drejtori,  gjithashtu e informoi ministrin edhe për sukseset e nxënësve tonë  dhe medaljet e fituara  nëpër  gara të ndryshme të dijes brenda dhe jashtë vendit. Ministri pastaj e zhvilloi një bisedë të shkurtër me nxënësit e shkollës dhe sukseset e tyre të arritura në shkollë dhe aktivitete të tjera.

Vizita përfundoi  me urimin e të dyja palëve për një vit  të suksesshëm dhe të mbarë.

more photos