Ministri i Diasporës Valon Murati Priti Nxënëset e Kolegjit “Mehmet Akif”

Ministri i Diasporës z. Valon Murati u takua me përfaqësuesit e institucioneve arsimore “Gulistan” dhe nxënëset e kolegjit “Mehmet Akif”.
Drejtori i përgjithshëm z.Erdem e njoftoi ministrin e diasporës z.Murati për sistemin e arsimit dhe procesin mësimor që zhvillohet në institucionet tona. Gjatë bisedës ministri theksoi se ka njohuri për Kolegjet “Mehmet Akif” që veprojnë në Kosovë si dhe ka dëgjuar për suksesin e nxënësve tanë.Nxënëset e kolegjit të cilat kanë qenë edhe pjesëmarrëse në gara të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare e informuan edhe më shumë ministrin rreth suksesit të tyre në këto gara.
Vizita përfundoi me urimin e të dyja palëve për një vit të suksesshëm dhe të mbarë.

more photos