Drejtori i Përgjithshëm i Institucioneve Arsimore “Gulistan” Z. Mustafa Erdem, i shoqëruar nga Zonja Hajrullahu dhe Zotëri Karabina patën një takim me Ministrin e Punëve të Brendshme Z. Skender Hysenin. Gjatë këtij takimi u bisedua për punën dhe angazhimin e institucioneve tona arsimore në fushën e dijes. Po ashtu u fol edhe për çështje të cilat kanë të bëjnë me qasjen e institucioneve tona në fushën e sigurisë dhe të krijimit të një ambienti sa më të sigurtë si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit për edukimin e gjeneratave të reja në frymën e tolelancës dhe të mirëkuptimit. Zotëri Hyseni u shpreh i gatshëm për bashkëbisedim me studentët e klasëve të 12-ta të cilët janë në prag të diplomimit.