Vizitë në Ministrinë e Drejtësisë

Sot Z. Mustafa Erdem, Drejtor i Përgjithshëm i Institucioneve Arsimore “Gulistan” i shoqëruar nga Z. Jusuf Karabina dhe Znj. Majlinda Hajrullahu, patën një takim me Ministrin e Drejtësisë Z. Hajredin Kuqin. Gjatë takimit u bisedua për nivelin e mësimit në institucionet arsimore, duke i krahasuar me përvojat e vendeve të zhvilluara të Evropës dhe më gjerë. Shumë nga ish nxënësit tonë, që sot studiojnë në shtete të ndryshme të botës, disa prej tyre edhe në fushën e drejtësisë janë një aset për të ardhmen e Kosovës në përgjithësi. Po ashtu u përmendën edhe arritjet e larta dhe përfaqësimi i Kosovës nga nxënësit tonë nëpër gara ndërkombëtare, medaljet e fituara dhe kontributi i dhënë në garat e dijes. Z. Kuqi shprehu gadishmërinë për t’i vizituar institucionet tona arsimore, duke e theksuar njëkohësisht edhe nivelin e lartë të sistemit arsimor që aplikohet në këto shkolla.

more photos