Vizitë në Ministrinë e FSK-së

Delegacioni i kryesuar nga drejtori gjeneral i Institucioneve Arsimore “Gulistan” z. Mustafa Erdem vizitoi Ministrin e FSK-së z. Haki Demolli. Në këtë takim, z. Erdem e njoftoi ministrin për punën dhe angazhimet e kolegjeve në arsimimin e brezave të rinj dhe implementimin e standardeve dhe metodologjive moderne në procesin arsimor, ku përfitues më të mëdhenj janë nxënësit e Kosovës. Drejtori, gjithashtu e informoi ministrin edhe për sukseset dhe medaljet e fituara nga nxënësit e shkollave tona në gara të ndryshme brenda dhe jashtë vendit . Ministri bisedoi me nxënëset e shkollës sonë dhe u interesua për sukseset e tyre.
Në fund të vizitës z. Demolli shprehu kënaqësinë për suksesin e shkollës sonë dhe e vlerësoi punën e realizuar.

more photos