Monthly Archives: February 2015

Olimpiada e 7-të e Matematikës në Kosovë

Të dielën, më 1 Mars 2015 në lokalet e Kolegjit “Mehmet Akif” në Lipjan, do të mbahet Finalja e Olimpadës së Matematikës, e cila organizohet për herë të 7-të nga Shoqata e Matematikanëve të Kosovës.Në këtë garë, synimi i së cilës është rritja e interesimit të nxënësve për matematikën, do të marrin pjesë nxnënësit e kl.9-të deri te kl. e 12-të nga çdo komunë e Kosovës, të cilët janë përzgjedhur nga Drejtoria e arsimit të komunave.
Gjashtë nxënësit më të suksesshëm të finaleve do ta përfaqësojnë Kosovën në Garën ndërkombëtare të 56 -të të matematikës, e cila do të mbahet këtë vit në Tajlandë.
Ju urojmë sukses të gjithë nxënësve pjesëmarrës!

Shënim: Programi i garës fillon në orën 09:00, me regjistrimin e nxënësve për garë, si dhe me mëngjesin e përgatitur për pjesëmarrësit.

Informata mbi OLIMPIADËN VII MATEMATIKE TË KOSOVËS (OMK) 2015 – Banullë, më 1 mars 2015

U Shpërblyen më të Mirët në “Fast Typing”

Të enjten, më 19 shkurt 2015,  në Kolegjin “Mehmet Akif “ të Gjakovës u organizua gara “Fast typing”, në të cilën garë morën  pjesë vetëm nxënësit e kolegjeve tona (kl.9-12). Nga kjo garë, e cila zgjoi  interesim  të madh dhe u mirëprit shumë nga nxënësit, fillimisht janë përzgjedhur 19 nxënësit më të suksesshëm, ndërsa në finale kanë mbetur  vetëm 9 prej tyre. Tri vendet e para u shpërblyen me dhurata simbolike, kurse të gjithë nxënësit e tjerë shkolla i shpërbleu me nga një  çertifikatë për pjesëmarrje. “Fast typing” është organizuar nga Aktivi i Informatikës të shkollave tona.

Fituesit e garës “Fast typing” janë:

  1. Ismail Jupolli – MAC Lipjan
  2. Adenit Krelani – MAC Gjakova
  3. Ema Hajredini – MAC Gjakova

photos

Program Artistik

Kolegji “Mehmet Akif”-Lipjan më datën 21.02 2015 shfaqi një program kulturoro-artistik. Gjyshërit kanë mbetur figura të nderuara, të respektuara dhe me autoritet në familjen shqiptare.
Kjo ishte arsyeja që nxënësit e kolegjit “Mehmet Akif” menduan që të përgatitin një program për gjyshërit në bashkëpunim me drejtorin Z. Hakan Colaker, Zv. drejtorin Hasan Hüseyin Günakan, prof. Hajrije Krasniqi dhe Hatifete Raçi. Në program u shfaqën pika të ndryshme artistike si: këngë të bukura, videoprojekte, komedia “Vëllëzëri e Interes’’, të gjitha të realizuara me një dashuri dhe vullnet të madh nga nxënësit e shkollës tonë.
Në program ishin të pranishëm shumë gjyshër, drejtori i shkollës Z. Hakan Colaker, Zv.drejtorët Hasan Hüseyin Günakan, Zv. drejtori Gokhan Aydemir, Zv. drejtori Mehdi Gashi, shumë profesorë të shkollës dhe nxënës. Programi u pëlqye shumë nga të gjithë ku nxënësit dhe profesoreshat morën shumë lëvdata dhe falenderime për programin e bukur. Programi u përmbyll nën tingujt e këngës turke “Gönül” dhe drekës, të cilin e organizoi drejtori i shkollës në shenjë respekti për gjyshërit.

photos

Përparësitë e Regjistrimit të Hershëm

Të nderuar prind,

Që çdo  fillimviti shkollor të jetë  i mbarë kërkon përgatitje të mëhershme. Institucionet tona kanë filluar me oferta të reja, të cilat besojmë se juve do t’jua lehtësojnë kryerjen e obligimeve ndaj shkollës, ndërsa neve do të na ndihmojnë për një përgatitje sa më të mirë dhe më të hershëm për vitin e ri shkollor 2015 -2016.

Regjistrimi i nxënësve të rinj këtë vit do të fillojë nga muaji Shkurt dhe do të vazhdojë gjatë muajit Mars dhe Prill e tutje.Regjistrimi gjatë këtyre muajve i nxënësve të rinj të cilët fillimisht do t’i nënshtrohen një provimi (sipas niveleve)do t’u ofrojë atyre edhe lehtësim sa i përket pagesës së shkollimit.Kështu që për regjistrimet në muajin Shkurt do të ketë  15% ulje, për muajin Mars 10% dhe për muajin Prill 5% ulje në pagesën e shkollimit.

Program Artistik pёr Nder tё 7-Vjetorit tё Pavarёsisё sё Kosovёs

Për nder të përvjetorit të shtatë të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Kolegji “Mehmet Akif”-Lipjan me datën 12.02 2015 shfaqi një program kulturoro-artistik .
Kjo festë u organizua nga profesoresha e gjuhës shqipe Shemsije Tigani në bashkëpunim me kryetaren e aktivit profesional të gjuhës shqipe prof.Lirie Zeqiraj, prof.Valdete Beqiri dhe në mbështetje të madhe të drejtorit të shkollës Z.Hakan Çollaker. Në program u shfaqën pika të ndryshme artistike si:këngë të bukura,valle popullore, recitime artistike,skeç ,dramë dhë një videoprojekt,të gjitha të realizuara me një dashuri dhe vullnet të madh nga nxënësit e shkollës tonë.
Në program ishin të pranishëm shumë prindër,drejtori gjeneral I shkollës Z.Mustafa Erden, Z.Jusuf Karabina, Zv.drejtorët, shumë profesorë të shkollës dhe nxënës.
Programi u hap me himnin e Kosovës dhe vallen “Shota”. Fjala përshëndetëse i takoi drejtorit të përgjithshëm Z.Mustafa Erden,i cili jua uroi të pranishëmve dhe të gjithë shqiptarëve këtë përvjetor të rëndësishëm. Më pas të gjithë patën rastin të ndiqnin një videoprojekt rreth historikut të 17 Shkurtit,vijuan me këngë,recital,dramë,skeç dhe valle. Programi u pëlqye dhe u duartrokit nga të gjithë,ku nxënësit dhe profesoresha Shemsije morën shumë lëvdata dhe falenderime për programin e bukur dhe atmosferën festive që ata sollën. Kjo festë e bukur dhe madhështore u përmbyll nën tingujt e këngës “Xhamadani vija-vija” dhe një kokteji, të cilin e organizoi drejtori I shkollës në shenjë respekti për prindërit.
Kolegji “Mehmet Akif’ Lipjan-jua uron këtë festë të gjithë shiptarëve!

photos