Olimpiada e 7-të e Matematikës në Kosovë

Të dielën, më 1 Mars 2015 në lokalet e Kolegjit “Mehmet Akif” në Lipjan, do të mbahet Finalja e Olimpadës së Matematikës, e cila organizohet për herë të 7-të nga Shoqata e Matematikanëve të Kosovës.Në këtë garë, synimi i së cilës është rritja e interesimit të nxënësve për matematikën, do të marrin pjesë nxnënësit e kl.9-të deri te kl. e 12-të nga çdo komunë e Kosovës, të cilët janë përzgjedhur nga Drejtoria e arsimit të komunave.
Gjashtë nxënësit më të suksesshëm të finaleve do ta përfaqësojnë Kosovën në Garën ndërkombëtare të 56 -të të matematikës, e cila do të mbahet këtë vit në Tajlandë.
Ju urojmë sukses të gjithë nxënësve pjesëmarrës!

Shënim: Programi i garës fillon në orën 09:00, me regjistrimin e nxënësve për garë, si dhe me mëngjesin e përgatitur për pjesëmarrësit.

Informata mbi OLIMPIADËN VII MATEMATIKE TË KOSOVËS (OMK) 2015 – Banullë, më 1 mars 2015

  •  Regjistrimi i garuesve do të bëhet nga ora 9:00-10:00 në lokalet e Kolegjit “Mehmet Akif”, në fshatin Banullë ,K.K. Lipjan. Në ndërkohë, në menzën e Kolegjit do të shtrohet mëngjesi për garuesit.
  •  Ceremonia e Hapjes mbahet nga ora 10:00-10:30. Në Ceremoni janë të ftuar përfaqësues nga MASHT-i dhe nga FSHMN.
  • Testi i OMK 2015 zgjat tri orë dhe fillon në orën 11:00.
  • Në orën 14:00 garuesit ftohen në lokalet e Kolegjit “Mehmet Akif”, ku do të drekojnë gjersa presin që testet e tyre të fotokopjohen dhe kopjen ta marrin me vete. Me këtë rast garuesve do tu ndahen Mirënjohjet për pjesëmarrje.
  • Zgjidhjet e detyrave nga testet e OMK-së do të shpallen në uebfaqen e Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës (ksmath.org) jo më larg se të martën, më 3 mars 2015, para orës 12:00.
  • Rezultatet preliminare të testeve do të shpallen në uebfaqen ksmath.org, të mërkurën, më 4 mars 2015, para orës 12:00.
  • Kërkesat për rishqyrtim/korrektim të vlerësimit të testit tuaj mund të bëhen me shkrim, duke e dërguar një email në adresën r_limani@yahoo.com deri të enjten, më 5 mars 2015, në orën 12:00. Në kërkesë duhet ta specifikoni detyrën(at) që kërkoni të rivlerësohet(n) dhe numrin e pikëve që mendoni se duhet t’i merrni në atë(o) detyrë(a).
  • Më datën 7 mars 2015, në uebfaqen e mësipërme, do të shpallen rezultatet përfundimtare të OMK 2015.
  • Më datën 8 mars 2015, e dielë, do të bëhet mbyllja e OMK-2015 dhe do të ndahen diplomat dhe shpërblimet për tri vendet e para për secilën klasë 9-12, si dhe mësimdhënësit e tyre të matematikës. Shpërblimet: 200, 150, dhe 100 EUR, respektivisht. Mbyllja e OMK-2015 do të bëhet në lokalet e FSHMN-së në Prishtinë.
  • 29 mars, e dielë, do të mbahet Testi seleksionus për IMO.
  • Ekipi i Kosovës për IMO 2015: Fituesit e pesë vendeve të para të secilës klasë 9-12 nga OMK 2015 do ti nënshtrohen Testit përzgjedhës nga i cili do të përzgjedhen 6 garuesit që do ta përfaqësojnë Kosovën në IMO 2015 në Chiang Mai të Taijlandës, do të mbahet më 29 mars 2015 (ditë e diele) në lokalet e FSHMN-së në Prishtinë.
  • Sponsori: Olimpiada mundësohet përmes kontributit bujar të kolegjit “Mehmet Akif”.